Patozi: Rama shkoi me atlete te ceremonia mortore e Agollit

0
214

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi paralajmëroi qeverinë të mos e marrë me tallje protestën e opozitës më 18 shkurt. Duke paralajmëruar revoltë të madhe, Patozi tha se shpirti i popullit nuk mund të mbyllet në epruvetë dhe se kjo qeveri duhet të lutet për një rotacion normal të pushtetit.

“Ju duhet të jeni të lumtur që të rrëzoheni prej nesh. Po ikët prej nesh që jemi pjesë e sistemit, dijeni se mishin do u a hamë por kockat do u a ruajmë. Nëse ne s’jemi të zotë, djeni se do e bëjë dikush tjetër. Shpirtin e këtij populli nuk e mbyllni dot në epruvetë”,- tha Patozi.

Ndër të tjera, ai akuzoi qeverinë që u përpoq të përdorë famën e Dritëro Agollit për tu rimëkëmbur, por mes tyre s’ka lidhje.

“Dritëro Agolli nuk la mbrapa numra, por la shpirtin, përpjekjen dhe fjalën. Ai ishte një shqiptar që la një vepër të madhe, që do vlerësohet, kurse kjo qeveri nuk mund të kujtohet me asgjë të mirë. U përpoq të përdorë famën e Dritëroi për të mëkëmbur faqen e saj. Të dy vëllezërit armiq ishin aq afër me njëri-tjetrin”,- tha Patozi, ndërsa shtoi se “kjo qeveri nuk duhet pritur të bjerë vetë, se do na zërë brenda”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here