Mashtrimi me foto/ Veliaj bën propagandë për shërbim cilësor, por realiteti flet ndryshe

0
234

Të gjithë ata që panë fotot e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj para disa ditësh në urban, kanë menduar se ato tregonin realitetin. Kryetari ishte munduar që në foto të dilte si “pa mendje”, që të duket sa me i lirshëm dhe publiku të besonte më  shumë. Dhe të gënjeheshin nga fotot, edhe pse realitetin e shohin që është ndryshe çdo ditë gjatë udhëtimeve të tyre.  Gjithçka ishte e mirë menduar, që ky udhëtim të zinte vend në të gjitha mediat.  Ishte menduar që në urban të mos kishte shumë njerëz, të mos kishte probleme dhe trafiku të ishte normal për të mos pasur vonesa. Sipas fotove vetëm Erion Veliaj dukej dhe qytetarët e thjeshtë, që për çudi atë ditë nuk ishin të shumtë. Cilësia e urbanëve sipas këtyre fotove ishte e lartë, pasi fatorinot, shoferi, dhe kushtet ishin në rregull. Veliaj herë ulej dhe herë qëndronte në këmbë, për të treguar se në urban mund të qëndrosh si të duash. Qytetarët duke parë që kryetari  i tyre ishte në urban, nuk nguruan që të flisnin me të për ti treguar për ndonjë hall, dhe rrjedhimisht për të marrë dhe premtimin se halli do të zgjidhej. Fotot e “cilësisë së lartë” tregonin se të gjithë ata që po udhëtonin ishin të lumtur dhe të kënaqur me shërbimin.  Por fotografi, i cili nuk dihet se si ka mundur të hyjë në urban, pasi vizita ishte rastësore, ka bërë disa gabime me shkrepjet.

 

Gabimet në foto

Gabimi qëndron në disa nga fotot që janë publikuar në Facebook-un e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vizita në urbane e kryetarit po fillon të behët e shpeshtë, sepse pasi vizitoi linjën e Kasharit në datën 1 shkurt, ai përsëri dje preferoi që të vizitonte linjën e Unazës, për të treguar se edhe në këtë linjë kushtet janë shumë të mira. Por edhe pse Erion Veliaj po mundohet që t’i tregojë publikut kushtet e mira të urbanëve, nuk mungojnë “të pathënat”.

Në një nga fotot është kapur kryebashkiaku Erion Veliaj duke mbajtur një abone në dorë. Shumë mendojnë se nuk ka asgjë të keqe se ka një abone, por duhet të mendojmë: A lëviz ai çdo ditë me urban dhe përse i duhet kjo abone? Ndoshta është një reklamë për tu thënë qytetarëve që të blejnë të gjithë abonen, pasi bileta është rritur dhe nuk përballohet.

 

Por përveç kësaj pike, Veliaj ka publikuar edhe një foto  tjetër që tregon të kundërtën e asaj që ai do. Mesazh që ai dha nga nga udhëtimi me urban ishte komoditeti dhe kushtet e mira, por përsëri nuk ka mundur që ti shprehë edhe me foto. Në një shkrepje duket e gjithë hapësire e urbanit, por këtu ka një problem, pasi urbani ishte i tej mbushur. Shumë qëndronin në këmbë dhe me një hapësirë të kufizuar për të qenë komode gjatë udhëtimit.

“Pjesëza” tjetër e fshehur nën foto është ajo tek shkrepja ku kryebashkiaku ka dalë me shoferin e autobusit, i cili ishte duke drejtuar mjetin. Kjo foto tregon që Veliaj ka pasur komunikim me shoferin gjatë udhëtimit të tij.  Është një foto që tregon një gabim të rëndë të rregullave të qarkullimit, pasi në rregulloren e udhëtimit thuhet qartë se nuk duhet ti flitet shoferit. Në pikën 3 të rregullores së publikuar nga vetë Velaij, e cila qëndron e afishuar në të gjithë urbanët thuhet shprehimisht: “Qytetarët janë të lutet të mos i flasin shoferit”. Sipas kësaj pike të gjithë qytetarët nuk duhet të kenë komunikim gjatë udhëtimit me shoferin, pasi i tërheqin vëmendjen  dhe mund të shkaktohen aksidente.  Në këtë rast qytetari është Erion Veliaj, i cili sipas fotos duket se ka komunikuar me shoferin. Sipas fotos shoferi duket se i është tërhequr vëmendja nga Veliaj, dhe ai ka humbur vigjilencën e tij.

Por duke kërkuar nëpër foto shihet edhe një gabim tjetër, i cili është përsëritur dhe herë të tjera. Gabimi qëndron te publikimi i fotove të fëmijëve minorenë. Disa duken që janë të shoqëruar, por në disa foto fëmijët duken të pa shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit e tyre. Duhet thënë  që Veliaj me anë të fotove të tij ka dashur të tregoj një realitet të ndryshëm nga ai që është, por nuk ja ka dalë dot që të tregoj një realitet që nuk ekziston.

 

Vizitat në urbane

Që nga dita e parë e punës si kryetar bashkie Erion Veliaj, është munduar që të përdor disa herë transportin publik për të treguar thjeshtësinë e tij. Por përdorimi i urbanëve bëhej edhe  për të dhënë mesazhe se cilësia është e lartë dhe të gjithë duhet të përdorin këtë formë transporti. Pas ditës së parë të punës, Veliaj e  harroi fare se kishte hipur në urban, pasi në ditën në vijim shkonte në punë me makinën e tij. Por kaluan shumë kohë dhe Veliaj u shfaq përsëri javën e shkuar në një urban. Të gjithë menduan se kjo do të ishte një ditë pune e zakonshme, por përsëri dhe dje lajmet tregonin që Veliaj kishte udhëtuar me urban. Këto foto vijnë në një kohë kur të gjithë kanë ankesa për vonesa në orare, mbipopullim, kushte të këqija dhe shumë probleme të tjera, që ishin premtuar se do zgjidheshim me rritjen e çmimit të biletës. Premtimi për rritje cilësie është bërë disa herë në fushatë, kur u rrit çmimi i biletës me 10 lekë, dhe shumë herë të tjera më vonë, por ai vazhdon të jetë i paralizuar. Me deklaratat që ka bërë kryetari i bashkisë duket që ka një mungesë koherence. Pasi në shumë deklarata ka thënë që shërbimi në urbane është rritur dhe nuk ka probleme, por përsëri premton që do të ketë një rritje shërbimi, pasi ka probleme. Në këtë rast kë duhet të besojmë Veliajn që thotë se shërbimi është shumë i mirë, apo se duhen përmirësime të tjera? Në këtë rast të gjithë duhet të besojnë shërbimin që marrin çdo ditë dhe peripecitë që ata kalojnë, pasi realiteti flet vetë dhe nuk kërkon që të flas kryetari i bashkisë.

 

standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here