“Fytyra e regjimit!”, Bardhi: Kaq punonjës Garde nuk janë vënë as përballë bandave, Lindita sërish shpërdoroi detyrën !

0
470

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se sjellja sot ndaj deputetëve opozitar është fytyra e vërtetë e Ramës“

“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës.
Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë. Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit. Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë. Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here