Kahu i gabuar i Donald Lu-së

0
837

Nga Nebil Çika

 

Nuk ka për herë të parë por sot ka kaluar çdo kufi diplomatik . Një ambasador i dhe ne veçanti i SHBA –ve nuk mund te sillet kështu por me sa duket edhe z. Lu e ka kuptuar që vetëm formalisht është i tillë. Sulmi i sotëm i hapur i një anshëm tejet politik e agresiv ndaj kreut të akuzës shqiptare është prova me e mire se ai po bën gati plaçkat dhe me ketë raste po iu bën qokat e fundit miqve te tij politikë këtu dhe ne SHBA . Ndryshe nuk ka kuptim ky shpërthim i tij një presion i hapur publik e politik ndaj kreut te akuzës shqiptare . Mirëpo me sa duket nuk e kishte llogaritur kundërpërgjigjen e kryeprokurorit i pari zyrtar i shteti shqiptar qe ka treguar integritet moral e profesional ne këtë shtet qe sa po shkon e degradon .jo vetëm politikisht.

Presioni (jo gjithnjë amerikan) i ambasadorit Lu ndaj politikës dhe institucioneve te shtetit shqiptar nuk është një risi për opinionin publik por sulmi verbal e personal prokurorit dhe sidomos kundërpërgjigja e këtij te fundit e bëjnë këtë fragment të presionit të veçantë . Deri tani kishim parë presione e sulme te një anshme nga z. Lu dhe një përulësi deri në depersonalizim nga politikanet e zyrtaret shqiptarë objekte te këtyre sulmeve . Por ka gjithnjë një “hundëlesh” – thotë populli. Dhe me sa duket “hundëleshi” i Donald Lu me sa duket ishte Adriatik Llalla !

Po pse. Llalla dhe jo dikush tjetër nga politika dhe zyrtaret e shtetit shqiptar guxoi ti kundërpërgjigjej një presioni kaq te fortë nga një person qe po shfrytëzon apo me mire te themi shpërdoron postin e ambasadorit te SHBA , për te realizuar një projekt qe sot ne presidencën Trump nuk është me i administratës amerikane apo i mbështetur prej sajë. Nuk ka se si një projekt( quajeni reformë apo si te doni ) i ideuar , përgatitur e implementuar nga George Soros te mbështetet nga Donald Trump dhe administrata e tij . Këtu besoj se biem te gjithë dakord madje tani kështu mendon edhe Ilir Meta dhe gjysma LSI-ste e qeverisë Rama .Por te rrimë tek Llalla dhe kuraja e tij për te reaguar ndaj një presioni antiligjor dhe imoral edhe pse ai edhi nga ambasadori qe “de jure” përfaqëson shtetin me më fortë te botës .

 

E para gje qe te shkon mendja pas një përgjigje te tillë është fakti qe kryeprokurori është i pa kapur si zyrtar dhe njeri . Në se ai do të ishte i tille pra me “material shtrëngues” nuk do te guxonte te bënte një reagim si ky . Se dyti demonstroi një integritet të lartë moral e profesional duke mbrojtur jo vetëm detyrën dhe postin e lartë te shtetit shqiptar por edhe mendimin e tij për reformën në drejtësi dhe çështje të tjera pasi edhe debati me z.Lu ishte pikërisht për mendimet dhe vendimet e tij personale e profesionale. Kundërshtimi prej tij hartimit te Reformës ne Drejtësi nga ish njerëzit e Sigurimit te Shtetit është pa dyshim një akt që të paktë politikanë shqiptare kane guxuar ta konstatojnë e jo me ta kundërshtojnë .

 

Por pse Lu dhe qeveria shqiptare, opionin dhe qëllimet e te cilës për reformën ne drejtësi qe ai mbështet,  janë kundër z. Llalla .Çfarë ka bërë dhe fare person ai si prokuror dhe njeri që u shantazhua kaq ashpër nga z. Lu ?!

 

Se pari dua t’iu kujtoj se ai është një antikomunist ish i përndjekur i diktaturës komuniste. Si i tille ka qene dhe mbetet i papranueshëm nga ish komunistet , persekutorët e Sigurimit te Shtetit dhe pinjollët e tyre ne kath te së cilëve është vendosur z. Lu ne rasatin e reformës ne drejtësi për te cilën sulmoi edhe kryeprokurorin. Një nga arrestimet me të mëdha ndoshta arrestimin e shekullit e ka bërë z. Llalla . Behet fjalë për arrestimin për trafik droge te nipit te diktatorit komunist Enver Hoxha familja te së cilit kontrollon ende pjese te mëdha pushtetit dhe shtetit ne Shqipëri. Kush zyrtar do të kishte guxuar ta bënte një veprim te tille ? Ky arrestim dha mesazhin se askush nuk mund te jetë i pa prekshëm për arsye politike. Sigurisht qe ketë komunistet ne pushtet e kane te pa munduar t’ia falin Llallës.

 

Ky kontrast, kjo përplasje historike politike e z. Llala me pushtetin dhe linjat komuniste te tij e bën edhe me te dukshme njëanshmërinë e z. Lu në raport me të pa llogaritur interesat e tjera qe prokurori i përgjithshëm i solli si arsye te sulmit ndaj tij . Me qe z. Lu e vlerëson shume shkrimtarin shqiptar te realizimit socialist I. Kadare,  po sjell një përcaktim te tij për atë që po ndodh ne Shqipërinë post komuniste:” Problemi i Shqipërisë sot është përplasja e ca djemve me baballarë te inkriminuar me djemtë me baballarë normal e për me tepër te famshëm” – shkruan Kadare . Ne rastin konkret djemtë që përplasen për Reformën në Drejtësi janë i djali i Kristaqit autor i varjes në litarë të petit te fundit antikomunist ne Evropën komuniste, Fatmir Xhafës ish hestues i sigurimit te shtetit . Beqes , Bushatit etje emra te njohur të kuplës kriminale komuniste dhe djalit te Xhemalit , një ish i burgosur i njohur politik i komunizmit. Ironia është se baballarët kriminelë e dënuan dhe persekutuan se donte e respektonte Amerikën , vlerat demokratike te sajë. Sot ambasadori “de jure” i SHBA shkon e del në krah te antiamerikaneve gjenetikë e politikë . Sa pro amerikane mund te jetë një sjellje e tille , përtej diplomacisë  ?

 

Ne këtë këndvështrim dhe te tjera sjellja e z. Lu nuk duket aq amerikane ne mënyre te veçante aq pro politikave , administratës dhe presidentit aktual te SHBA . Një nga premtimet e mëdha te z. Trump ishte edhe ndërprerja e ndihmave te SHBA per te mbajtur ne këmbe regjime te korruptuara si ky yni . Kjo politike e re e SHBA u konfirmua edhe nga Sekretari i ri i Shtetit , Rex Tillerson , në dëgjesën e tij ne Senatin Amerikan par se te merrte detyrën . Por jo vetëm kaq ! Një nga argumentet me te cilat z. Llalla cilësoi si shantazh sorosist sulmin e z, Lu ishte fakti qe ai i kishte kërkuar te ndërpriste punimet ndaj kompanisë “Bankers Petrolium ” një kopani Kanadeze,  kineze aktualisht. Te ishte një kompani amerikane ne një fare mënyre z. Lu do të mund të justifikonte shantazhin e tij , por ndërhyrja apo shantazhi për një kompani jo amerikane e bën edhe me bindës argumentin e z. Llalla dhe akuzen e tij per shantazh  . Per me tepër qe ka te dhëna  se interesa me këtë kompani  edhe Soros.

 

Si përfundim dua të them se “qëndrimi” i z. Lu nuk me duket aspak amerikan. Te paktën jo ai amerikan qe besojnë e vlerësojnë shqiptarët demokrate e antikomunistë. Sigurisht që edhe ne Amerikë , ne administratë ka njerëz qe nuk punojnë për Amerikën dhe vlerta e saj . Vetë z. Trump , që z. Lu thuhet se e përfaqëson , ka akuzuar atë administratë që e emëroi atë ambasador në Tiranë s si “te keqen e madhe te Amerikës” dhe populli amerikan e miratoi me votë këtë . Me sa duket ka pas të drejtë ! Nuk dihet ende qartë pozita e z. Lu nën presidencën Trump , por me sjelljen e tij agresive dhe ngutjen e sforcimin për te realizuar me çdo kusht projektin sorosist te Reformës ne Drejtësi,  duket sikur po behet gati te shkoje shpejt . Dy dite më parë z, Lu tha se “ambasadoret e Ballkanit do te qëndrojnë edhe ne këtë administrate” por me sa duket ne Maqedoninë fqinje nuk po ndodh kështu gjë që nuk e përjashton edhe Shqipërinë.

Shënim: Opinonet në “standard” janë të pavarura nga vija editoriale e gazetës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here