Vizita e Melonit te vila qeveritare në Vlorë/ Media italiane zbardh prapaskenat: Mendohet ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri

0
301

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërpreu pushimet e saj në Puglia dhe  dje me traget drejt Shqipërisë.

Me ftesë të kryeministrit Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë.

Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.

Sipas medias quotidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Në tryezën e bisedimeve sipas medias italiane tema të ‘nxehta’ ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, apo hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar.

Meloni u prit nga Rama në Portin e Vlorës dhe më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here