Krijohet nyja më e fuqishme …

0
244

Shkenctarët ia kanë dalë t’i japin kuptim krejtësisht të ri ¨lidhjes së nyjeve¨ duke e dërguar atë në nivelin molekularë, me formimin e nyjes më të fuqishme molekulare ndonjëherë. Zbulimi i tillë ka potencial të revolucionarizoi materialet konvencionale duke i paisur me veti shumë më të sofistikuara.

Shkencetarët ia kanë dalë të manipulojnë fibrat e molekulave duke lidhur nyjen fizike më të fuqishme të krijuar ndonjëherë, të përbërë nga tetë kryqëzime molekulash, në një strukturë të njohur si nyja e Celtic-ut.

Në shikim të parë kjo mund të mos duket aq impresive, por shkenctarët deri më tani ia kanë dalë të lidhin vetëm disa nyje të thjeshta molekulare. Përveç kësaj, ky zbulim mund të jetë çelësi i dizajnimit të shumë materiale të reja, si p.sh. një jelek antiplumb po aq i lehtë dhe fleksibil sa pambuku.

Nyja e parë molekulare është lidhur në vitin 1989 nga kimisti Jean-Pierre Sauvage, fitues i çmimit Nobel për kimi, të vitin e kaluar. Nyja e tillë ishte nyja më e thjeshtë e mundshme dhe shkenctarëve iu deshën plotë 25 vite për të lidhur një tjetër nyje molekulare.

Dihej, teorikisht mundësia e formimit të shumë formave të lidhjeve të tilla – matematicientët kanë predikuar ekzistencën e miliarda lloje të nyjeve molekulare – por realizimi i tyre nga ana kimike është shumë i vështirë sepse kërkon që kemikatet të lidhen në forma shumë specifike.

Për të formuar këtë nyje të fuqishme molekulare, shkenctarët kanë përdorur tre fibra molekulare të vendosura në një gyp testues, në atë situatë që ato të gërshetohen vetë ndërmjet vehte me reaksione kimike. Gjatësia e tërë  fijes së formuar është vetëm 192 atome – pra, rreth 500 herë më e vogël sesa një qelizë e kuqe e gjakut – megjithatë shkenctarët ja kanë dalë të formojnë tetë kryqëzime në të dhe pastaj e gjithë struktura është gërshetuar së bashku, duke formuar kështu nyjen më të fuqishme ndonjëherë.

Fakti që tani ekipi i hulumtuesve ka zbuluar se si t’i lidhë molekulat e çfardoshme në nyje kaq të fuqishme, mund të nxisë aplikime të shumta në shkencën e materialeve, madje edhe përtej aplikimeve të menduara fillimisht, duke pasur parasysh faktin që nyjet luajnë rol shumë të rëndësishëm edhe në formimin e ADN-së.

Përveç anës aplikative, duket se gjithë ky studim ka edhe anën e pastër intelektuale, idenë e njeriut që pushton natyrën.

¨Është sikurse pyetja: Pse ngjitemi në majen Everest?¨- thotë kimist i Universitetit të Kembrigjit, Jeremy Sanders – ¨sepse është sfiduese¨.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here