Shtohen dyshimet/ Pasi nuk ishte parashikuar kostoja në buzhetin për 2022, Rama nuk tregon sa do të kushtojnë satelitët

0
103

Qeveria shqiptare planifikon të lëshojë në hapësirë dy satelitë, i pari në muajin mars të 2022 dhe i dyti në qershor.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas dy ditësh diskutime projektligjin për buxhetin e vitit 2022 por për satelitët nuk ka të parashikuar gjë.

Kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjes së gazetarëve për këtë çështje duke u mjaftuar me një ftesë.

Buxhetin për satelitët qeveria nuk e ka bërë akoma transparente. Në mars do hidhet sateliti i parë, sa do kushtojë?

Rama: Kur të hedhim satelitin në mars do tu ftojmë të jeni të pranishëm nëse dëshironi.

‘Albania 1’  dhe ‘Albania 2’ do të sjellin në fotografi nga lart të territorit, duke i dhënë në këtë mënyrë një dorë të fortë policisë për kontrollin e territorit në luftën kundër ndërtimeve pa leje, kanabisit dhe ndotjes së mjedisit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here