Rama harron një tjetër premtim të 2013-tës, gërshërët e inaugurimeve i ka në dorë…

0
487

 

 “Kryeministri  Edi Rama me gërshërë në dorë bredh në të gjithë Shqipërinë, zhgënjen votuesit për premtimin e bërë në fushatën e katër viteve më parë”

 Kanë kaluar më shumë se tre vite e gjysmë nga fushata e vitit 2013, kur premtimet në fushatë kaluan çdo parashikim. Në atë kohë Edi Rama ishte në krye të opozitës dhe po luftonte për tu bërë kryeministër. Premtimet e tij kaluan çdo limit, çdo parashikim dhe shumë herë u morën edhe si një lajthitje nga ana e tij. Por Rama vazhdoi që të rriste më shumë parashikimet dhe bëri dy nga premtimet që do të mbahen mend gjatë. Sot nuk do të flasim për 300 mijë vendet e punës, apo për shëndetësinë falas, pasi këto premtime askush nuk i ka marrë për bazë. Sot do të flasim për një nga premtimet që tingëlloi shumë i veçantë në atë kohë. Në kulmin e fushatës Rama tha se nuk do të bëhej si parardhësi i tij duke prerë shirtia inaugurimesh me gërshërë në dorë. Kryeministri  në atë kohë tha se Sali Berisha po inauguronte çdo tullë që vendosej dhe çdo metër rrugë që fillonte. Sipas kreut të Partisë Socialistë kjo ishte një shfaqe e shëmtuar që nuk do donte ta shikonte më. Ky premtim  tingëlloi i veçantë , por përsëri ndikoi në publik. Me këtë dhe shumë premtime të tjera elektorale Rama arriti që të grumbullojë një numër të madh votash duke e bërë atë kryeministër. Të gjithë prisnin që Rama të mbante premtimin e bërë, dhe në heshtje kërkuan prej tij që të mos merrte pjesë me protagonizëm në inaugurime të veprave që fundja fare bëhen me paratë tona.  Ditët e para të qeverisjes kaluan të qeta pa inaugurime dhe pa dalje në televizion.  Ditët kalonin dhe detyra e thërriste, dhe Rama filloi daljet e para në teren për të inauguruar veprat e reformave të tij. Që nga dita e parë që kryeministri ka marrë detyrën dhe deri sot inaugurimet kanë qenë të shumta, por ne kemi përfshirë në statistikën tonë vetëm inaugurimet që janë bërë përgjatë vitit 2016 dhe në ditët e para të vitit 2017. Edhe pse një periudhë e shkurtër, përsëri inaugurimet kanë qenë të shumta në numër dhe premtimi i Edi Ramës duket sikur është lënë në fushatë. Më poshtë po ju tregojmë një listë të përurimeve që ka bërë kreu i qeverisë.

 Inaugurimet e Ramës përgjatë 2016-2017

Kryeministri Edi Rama duke fotografuar me celular, ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi - Marok e luajtur ne stadiumin e rikonstruktuar Loro Borici ne qytetin e Shkodres. /r/n/r/nAlbanian Prime Minister, Edi Rama taking pictures with smartphone, in a friendly match between the national teams of football, Albania - Morocco played at reconstructed stadium Loro Borici in Shkodra .

 Shtrirja gjeografike dhe ajo kohore ka qenë pothuajse e një trajtëshme. Çdo muaj dhe në qytete të ndryshme inaugurimet nuk kanë munguar. Listën e inaugurimet do ta nisim me Liceun e Tiranës “Jordan Misja”.

 

27 tetor 2016, Rama inauguron liceun

 Bottom of Form

Kryeministri i vendit, Edi Rama inauguroi, ndërtesën e rikonstruktuar të Liceut Artistik të Tiranës, shkollës ku edhe ai vetë ka studiuar në rininë e tij.  Rama e konsideroi Liceun, si një nga vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare.  Gjatë inaugurimit u vunë re dy detaje shumë të rëndësishme. Ngjyra e liceut historikisht ka qenë e verdhë ndërsa me ardhjen në pushtet të Rilindjes dhe rikonstruksionit nga ana e saj rilindi edhe liceu duke u lyer më ngjyrë të kuqe. Por gjatë inaugurimit ndodhi edhe një episod tjetër i pazakontë. Një nxënës i Liceut i ngriti Ramës, dy gishtat e simbolit “liri demokraci” nga fundi i sallës, duke tërhequr vëmendjen e Kryeministrit. Rama e la në mes atë ç’ka ishte duke thënë për mësuesit dhe iu drejtua atyre me fjalët: “Dhe ma kini kujdes atë me dy gishta, se me shumë gjasë ka mundësi të jetë një gjeni i keqkuptuar”. Por ky inaugurim i shërbeu kryeministrit edhe për pak fushatë, duke bërë një tjetër premtim, se do të rris rrogat e  mësuesve. Kanë kaluar disa muaj që nga ky premtim por rrogat e mësuesve nuk kanë pësuar rritje ende. Liceu artistik “Jordan Misja”, ka qenë edhe shkolla e kryeministrit, prandaj ai shkoi në inaugurim.

 

23 shtator 2016, Rama inauguron HEC-in e Banjës

 

Kryeministri Edi Rama, ka inauguruar HEC-in e Banjës. Gjatë fjalës, Rama tha se kjo vepër nis një rrugë të re në të ardhmen e kësaj zone. Sipas tij, HEC-i i Banjës lidh organikisht gjithë zonën. “Nga sot nis një rrugë të re drejt së ardhmes për t’u bërë në vitet që vijnë një nga zonat më të vizituara të vendit tonë për potencialin e vet natyror dhe turistik, deri më sot vetëm një ëndërr që i ngjante një iluzioni”, u shprehur, Rama gjatë inaugurimit. Po ashtu në këtë inaugurim, në ai në mënyrë të veçantë, për këtë vepër ai ka falenderuar kompaninë për bashkëpunimin që ka pasur me qeverinë duke e cilësuar atë si një nga kompanitë më të shquara në sektorin energjetik. Edhe në këtë rast Rama, mori pjesë në një inaugurim pësi vepra ishte e një rëndësie të veçantë.

7 tetor 2016, Rama inauguron rrugën e shembur në Maliq

Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë për një tjetër inaugurim.  Atje ai zhvilloi një takim elektoral dhe më pas inauguroi edhe një rrugë. Por rruga që ai inauguroi ishte një cilësoi të dobët megjithëse ka kushtuar qindra milionë lekë, trasheja e saj ka shkarje në disa pjesë. Në pak kohë me pak reshje ajo rrugë është dëmtuar përsëri. Është rruga e Fshat Maliqit, një investim që në inaugurim duket qartë për cilësi të dobët të punimeve. Kjo rrugë ishte inaugurimi i Edi Ramës në krye të qeverisë, por as këtë herë inaugurimi i tij nuk ka qenë pritet pasi, u zhvillua pas një takimi që pati në Korçë dhe  më pas u njoftua se po ndërtohej një rrugë. Meqenëse ishte i pranishëm nuk refuzoi që të merrte pjesë në këtë inaugurim.

19 nëntor 2016,  Rama inauguron “Bunk’Art2”

Pas përfundimit të punimeve në bunkerin e Ministris së Brendshme, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ditën e hapjes së tij ose siç njihet inaugurim.  I cilësuar si vazhdimësia e “BunkArt 1”, kreu i qeverisë u shpreh se ky muze shpërben për krijimin e një identiteti të ri të mijëra personave të pushkatuar përmes gjyqeve të montuara, ku shumë prej tyre nuk u janë gjendur as eshtrat. Ai tha se hapja e këtij bunkeri ka një qëllim, kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit komunist.  Ai u bëri një ftesë të rinjve për ta vizituar dhe për tu njohur më mirë me të kaluarën. “Është një muze për ata që lindën ditën kur u shemb bunkeri i diktaturës dhe që e kanë të pamundur të krijojnë një ide të qartë, duke dëgjuar historitë e të tjerëve”,- tha kryeministri. Një vit më parë, në 8 dhjetor ky bunker u sulmua nga protestuesit, ndërsa akuzonin kryeministrin Rama se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin.  Duke qenë se bunkeri kishte dhe një sfond politik Rama nuk ngurroi që të sulmonte dhe kundërshtarin e tij.

31 Gusht 2016, Rama inauguron stadiumi “Loro Boriçi”

20160831_192028_310816_0016-1_A80meUF

Në përfundim të punimeve të stadiumit të duke shënuar dhe hapjen e tij zyrtarsih ka marrë pjesë dhe kryemistri i vendit Edi Rama. Kjo vepër e rëndësishme e futbollit shqiptar, pati një mbështetje nga qeveria. Duke qenë se qeveria pati një mbështetje për këtë stadium në inaugurim mori pjese dhe kryeministri Edi Rama. “Unë besoj që ky stadium është absolutisht një standard tërësisht i ri dhe jam i bindur që ky qytet për traditën e vet, për historinë e vet, për pasionin e vet, për sportin dhe për futbollin e ka merituar prej kohësh” deklaroi Rama.
Stadiumi ka kapacitet mbi 16 mijë vende, pistë atletike e standardeve olimpike me 8 korsi, ambiente për mjekët dhe antidopingun, ndërsa hyrja e sportdashësve është e automatizuar. Inagurimi i “Loro Boriçit” u bë me takimin miqësor Shqipëri- Marok, e cila përfundoi në barazim 0-0 . Ndërsa pas pak ditësh do të luhet takimi i parë në grupin G për eleminatoret e botërorit “Rusia 2018” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Edhe në këtë rast kryemistri shkoi përe të ndjekur ndeshjen dhe jo për inaugurim, por duke qenë se në të njëjtën ditë u bë dhe përurimi i stadiumit nuk refuzoi që të merrte pjesë.

4 shkurt 2016, Rama inauguron repartit të ri të akseleratorit

28911881340_f4a0275c2d_o

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e repartit të ri të akseleratorit   linear në Qëndrën Spitalore Universitarë “Nënë Tereza”. Sipas kryeministrit bëhet fjalë për një spital modern, me pajisje të reja dhe edhe me zbukurimet artistike që ai i ka qejf. “Sot në QSUT ku me çeljen e repartit të ri të akseleratorit linear, Shërbimi Onkologjik hyn në një epokë të re për sa i takon kushteve dhe teknologjisë së trajtimit me rreze të tumoreve. Është një repart i standardeve më të larta evropiane, që sjell shembullin e radhës në rrugën tonë shumë të mundimshme të rilindjes së shëndetësisë, ku ka ende shumë më shumë për të bërë, po ku reforma tërësore ka nisur të japë rezultatet e para inkurajuese”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook. Por, në të njëjtën kohë, personi që kërkon ta sfidojë për kryetarin e partisë, Eduart Ndocaj, ka qenë në spitalin e Lezhës. Fotot e “Kaubojsit” treguan në realitet krejt tjetër të spitaleve. Ndoshta dhe ky inaugurim ka qenë thjesht një sfidë më deputetin Eduart Ndocaj dhe jo një inaugurim i mirëfilltë.

 

12 dhjetor 2016, Rama inauguron Zyrën Rajonale të Rinisë në Tiranë

Në ditën e rinisë, është inauguruar Zyra Rajonale Rinore në Tiranë. Në këtë takim prezantimi ndër të tjerë kanë qenë të pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Në fjalën përshëndetëse kreu i maxhorancës ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit për realizimin e hapjes së kësaj zyre. Kreu i vendit Edi Rama bëri me dije se ky është një bashkëpunim Gjermano-Francez. Në ditën e rinisë Rama u ka bërë thirrje të rinjve për bashkëpunim. Rama ka thënë se këto janë modele të përbashkëta bashkëpunimi për të rinjtë. Duket qartë që edhe ky inaugurim është përdorur për mesazhe politike, pasi u ka dhënë mesazhe të rinjve që ishin pjesë marrës.

14 shkurt 2016,  Rama inauguron sallën e konferencave

Në ditën e “Shën Valentinit” dhe në një ditë shumë të veçantë siç ishte vizita e Sekretarit Amerikan të Shetit Xhon Kerrit, Rama inauguroi edhe zyrën e tij më të re në kryeministri. Rama e ka shfrytëzuar këtë ditë për të inauguruar sallën e re të konferencave në kryeministri. Kjo sallë shërbeu edhe për  konferencën që mbajti Rama dhe Kerry pas takimit të tyre.

19 shtator  2016 Rama inauguron Ministrinë e Brendshme

Në përfundim të punimeve për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Brendshme mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Por gjatë këtij aktiviteti ai u përball me një kërkesë të cilën nuk e kishte parashikuar. Vartësi i tij Ministri Saimir Tahiri, i kërkoi rritjen e rrogave për policët, por kjo kërkesë nuk mori përgjigje pozitive. Pasi shumë që u përdor për rikonstruksionin e ndërtesës ishte shumë e lartë dhe kapi vlerën 2.2 miliard lekë. Gjatë inaugurimit mbajti një fjalë edhe kryeministri i cili foli për reformat në qeveri dhe për sukseset e policisë, duke hedhur akuza për opozitën, kjo tregon se Rama nuk e ka ditur fare që ka qenë në një inaugurim, por  duke parë që kishte shumë njerëz përball ka menduar se ka qenë në një miting.

16 qershor 2016, Rama inauguron qendrën e re të hemodializës në Vlorë

Duke filluar nga sot, Vlora do të ketë qendrën e saj të hemodializës.  Në inaugurimin e saj ishin kryeministri Rama si edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.  Në fjalën e tyre ata deklaruan se kjo qendër do ti vijë në shërbim të gjithë qytetarëve të Vlorës, dhe nuk do të jenë më të detyruar për të udhëtuar drejt Tiranës apo Fierit 3 herë në javë siç ndodhte deri më sot.

14 Dhjetor 2016, inaugurohet shkolla profesionale e ekselencës në Lezhë

Para disa javësh u zhvillua ceremonia e inaugurimit të rikonstruktimit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, në të cilën morën pjesë Kryeministri Rama së bashku me Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Sëiss Contact.  Ambientet e ristrukturuara të shkollës “Kolin Gjoka” mundësojnë  kombinimin e mësimdhënies me praktikën dhe trajnimin profesional sipas shembujve të suksesshëm gjermanë dhe zviceranë, në këtë fushë.  Për këtë qëllim gjatë eventit u nënshkruan marrëveshje mes shkollës dhe disa bizneseve prestigjioze në Shqipëri, të cilat do t’u ofrojnë trajnim të vazhdueshëm nxënësve të shkollës “Kolin Gjoka”. Gjatë këtij inaugurimi kanë mbajtur nga një fjalë të pranishmit, duke përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama.

8 Dhjetor 2016, inaugurohet Zyra për Bashkëpunim Rinor në Ballkanin Perëndimor

Gjashtë shtetet, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegovina, Kosova dhe Serbia,  nisën bashkëpunimin rinor për Ballkanin Perëndimor, përmes inaugurimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, me seli në Tiranë,që do t’iu vijë në ndihmë problematikave të rinisë. Në simbol të ditës kombëtare të rinisë, me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u inaugurua sot kjo zyrë rajonale rinore e cila do të promovojë vlerat dhe bashkëpunimin mes të rinjve në rajon. Gjatë këtij inaugurimi mbajtën nga një fjalë të gjithë ministrat e vende ve pjsëmarrëse, duke premtuar thellimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin. I vetmi që nuk mbajti një fjalë por qëndroi si një dëgjues ishte kryeministri Edi Rama.

29 janar 2016,  Rama inaugurohet nënstacioni i Babicës

Qeveria ka inaguruar këtë në fillim viti nënstacionin e Babicës, pjesë e interkonjesionit të jugut. Investimi është mbështetur nga  një Bankë Gjermane e cila ka dhënë 49 milion euro për përfundimin e këtij projekti. Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Edi Rama tha se nënstacioni në fjalë i jep një shtytje të madhe përmirësimit të sektorit energjetik në pjesën jugore të vendit, që sipas tij ka vuajtur për vite me radhë nga mungesa e investimeve në energjetikë. Kryeministri shtoi se në vazhdën e reformave, qëllimi i qeverisë është rajonalizimi i sektorit, duke bashkëpunuar edhe me shtete si Kosova dhe Maqedonia për investime të mëtejshme në energjetikë, për të kthyer këtë sektor, nga një gropë financiare, në një sektor kyç strategjik për ekonominë. “Falë reformës dhe falë mbështetjes së gjithë atyre shqiptarëve që sot janë arsyeja se pse ne jemi këtu, do bëjmë të mundur finalizimin e një ëndrre të vjetër për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Interkonjeksioni i famshëm i shumë propaganduar, më në fund po bëhet realitet, si lidhja e rrugës energjetike mes Shqipërisë e Maqedonisë, çfarë do të thotë integrim i plotë i Shqipërisë në rrjetin evropian,” – tha Rama. Rama tha se investimi në fjalë i dedikohet çdo qytetari shqiptar, që ka mbështetur dhe është bërë palë me qeverinë në reformimin e sektorit energjetik. Rama theksoi se kurrë më parë nuk ka ndodhur që në sektor investimet të prodhohen nga vetë kompanitë e energjetikës, siç janë OSHEE, OST dhe KESH.

16 nëntor 2016, Rama inauguron hotelit luksoz

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në inagurimin e një prej hoteleve më luksozë në Shqipëri, The Plaza, i ndërtuar vetëm pak metra larg qendrës së Tiranës. Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala, Rama vlerësoi arkitekturën e hotelit shumëkatësh, ndërsa e quajti atë një vlerë të shtuar për kryeqytetin, raporton neësbomb.al. “Pas ndërtimit të kësaj kulle, mezi presim të ndërtohet edhe kulla përballë, dhe vijimi i ndëtimit të kullave të tjera”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, shumë shqiptarë vuajnë nga fobia e kullave por ai tha se “kjo fobi nuk do ta pengojë zhvillimin e Tiranës”. “Kjo vjen ose nga fobia e të shkurtrit ndaj të gjatit ose nga trashëgimia e së kaluarës”, u shpreh Rama.

3 maj 2016  Rama inauguron linja e re 20 kV në Spitallë

40 mijë banorë dhe biznese në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri nuk do të vuajnë më ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar, defekteve të shpeshta teknike dhe nivelit të tensionit në rrjet. Me një investim të OSHEE-së prej 6.5 milionë dollarësh është ndërhyrë në rrjetin ekzistues dhe janë ndërtuar dy fidera të rinj 20kV Spitallë-Durrës dhe rrjeti i ri 20kV në zonën e ish Kënetës. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë zonë, ku gjithashtu ka përfunduar shtrimi i mbi 130 kilometra linjë e tensionit të mesëm 20 kV dhe ABC. Edhe në Durrës janë në proces investime të tjera, shumë të rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes për 30 vitet e ardhshme. Kryeministri Rama tha se rritja e mbështetjes publike për formalizimin e sektorit energjitik përkthehet në rritje të cilësisë së shërbimit. “Këto investime të mëdha që po bëhen, sidomos në zona të vështira, janë rezultat i bindjes që po nuk u paguan dritat, nuk mund të ketë shërbim as me drita, as me fatura si duhet. Faktikisht, për shkak se në këtë zonë filloi shlyerja e borxheve, filloi pagesa e rregullt, po bëhet një investim që po i jep fund problemit të furnizimit me energji të të gjithë zonës”, u shpreh Rama.

28 qershor 2016 Rama inauguron autostradën Shqipëri-Kosovë

Shqipëria dhe Kosova përuruan të martën linjën e re energjetike prej 400 kV, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët energjetik, por edhe më gjerë. Ceremonia me pjesëmarrjen e kryeministrave Rama dhe Mustafa, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet, u zhvillua në Nënstacionin e Kasharit. Kryeministri Rama tha se inaugurimi i kësaj linje është nisja e një kapitulli të ri për integrimin e të dy vendeve. Linja e ndërlidhjes 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km, përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km. Linja ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2. Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave.

Rama inaugurimi skemën e investimeve në Krujë

Vizita e radhës në kuadër të inaugurimeve u zhvillua në Qytetin e Krujës në dy investime të rëndësishme në bujqësi falë politikave të reja në mbështetje të prodhimit, grumbullimit dhe eksportit. Në dy vjet është dyfishuar sipërfaqja e serave dhe eksporti i prodhimeve bujqësore ka njohur rritjen më të madhe të 25 viteve të fundit Në promovimin e këtyre investimeve morrën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti, Kryetari i Bashkisë, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa. Besa Agro Invest, shoqëri e cila ka investuar në ndërtimin e serave modern, të tipi tunel, për kultivimin e produkteve bujqësore. Me bashkëfinancimin nga AZHBR janë krijuar kushtet e përsosura teknologjike të prodhimit si dhe dalja në treg e produkteve cilësore të standardizuara për konsum. Kamila Fruit e cila ka investuar në ndërtimin e një magazine për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore. Ky subjekt zgjeroi kapacitete grumbulluese me 4 dhoma figoriferike të kompletuara me pajisje të atmosferës së kontrolluar, me kapacitete 650 ton. Kjo kompani tregton 420 ton/vit fruta perime që përbën një përqindje rreth 12 % të kapaciteteve të prodhimit të zonës së Krujës..

19 Korrik 2016, Rama inauguron, Sallën e re Operative në Policinë e Tiranës

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë u inaugurua Salla e re Operative e Komandimit. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, përfaqësues të misioneve partnere, si edhe drejtues të lartë të Policisë. Salla e re operative e Komandimit përbën një kompleks shërbimesh të ofruara nga Policia e Shtetit në kuadër të mbarëvajtjes së rendit e qetësisë publike dhe shërbimit ndaj qytetarit.

11 janar 2017, Rama inaguron bulevardin e ri

Është  vendosur pllaka e parë në Bulevardin e ri të Tiranës, duke nisur kështu dhe fazën e fundit të ndërtimit të këtij projekti. Të pranishëm në ceremoni kanë qënë kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kreu i qeverisë tha se janë njerëzit që me votën e tyre vendosën drejtimin e duhur, dhe fakt është pikërisht ky bulevard. “Tirana mund ta kishte pasur këtë bulevard sot, sheshin Skënderbej, nuk mund të ishte sot në vitin 2017 një kryeqytet që ende nuk ka arritur të mishërojë një vizion të 87 viteve më parë, kur dy arkitekt vizionarë të thirrur nga mbreti Zog projektuan këtë segment fantastik dhe unikal që e bën Tiranën të veçantë dhe që i krijon kushte organizmit të saj që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme. Për shkak të votës gjërat nuk shkuan siç duhet të shkonin, e për shkak të votës Tirana humbi vite. Po për shkak të votës Tirana sot jo vetëm është rivënë në lëvizje, po është rivënë me një shpejtësi të re, falë lidershipit të kryetarit të bashkisë”, tha kryeministri Rama.

 16300179_10154419704671523_8784687377018454930_o

, Rama inaguron punimet në sheshin Skëndërbej  

Pas afro një dekade nga prezantimi i projektit për rijetëzimin e sheshit “Skënderbej” nga ana e kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, u vendos sot pllaka e parë. Kryeministri Edi Rama si ideator i këtij projekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike pllakat e para duke shënuar dhe nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i konceptuar si një hapësirë publike kushtuar qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Kryeministri Rama falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e realizuar brenda një kohe të shkurtër që bëri të mundur vënien në jetë të transformimit të këtij sheshi. “Mirënjohje për punën e admirueshme të Bashkisë së Tiranës që në një kohë shumë të shkurtër na jep mundësinë që të jemi së bashku, qoftë për Bulevardin Ri, qoftë dhe për rilindjen e sheshit “Skënderbej”. Një rilindje e vështirë, por ashtu siç tregojnë sytë për të gjithë ata që i kanë sytë, një rilindje që është në prag të kurorëzimit. Projekti që po finalizohet sot nuk është tërësisht projekti që u nis shumë vite më parë e që pastaj u bllokua e që u zëvendësua nga një pampers në mes të Tiranës. Është një projekt i zhvilluar dhe i transformuar tanimë në një metaforë urbane fantastike për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, theksoi Rama.

13 Maj 2016, Rama inauguron Qendrën e Konsultave

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, inauguruan Qendrën e Konsultave, që përfundimisht shmang radhët tek mjeku specialist. Me një investimin prej rreth 110 milion lekë, kjo qendër është e pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë. Kjo Qendër e konsultave i jep një impakt të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të brendshëm të spitalit. Ndërkohë, ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të futim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë. Kjo është hapësira tjetër që duhet të krijojë reforma” u shpreh kryeministri Edi Rama. Ndërsa Ilir Beqaj, ministër i shëndetësisë tha se “Që kur kemi filluar detyrën, 980 ditë, po të marrësh të katër blloqet kryesore të investimeve, kemi investuar çdo ditë 10 milionë lekë; 600 milionë te LINAC-u, 110 milionë këtu, kemi radiologjinë dhe kardiokirurgjinë bashkë dhe neurologjia 150 milionë, Kryeministri në bisedë me mjekë tha se kapacitete spitalore mund të shfrytëzohen kundrejt pagesës, kjo pasi të reformohet sistemi.

25 maj  2016, Rama përuron Qendrën Kombëtare Dispeçer

Kryeministri morri  pjesë në inaugurimin e Qendrës Kombëtare Dispeçer që, bashkë me një sistem të ri kontrolli për menaxhimin e rrjetit energjetik, përbëjnë një investim me vlerë 23 milionë eurosh. Projekti në fjalë lidh sistemin shqiptar të transmetimit me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Për të paktën një aspekt, Edi Rama tha se ka arritur ta bëjë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian. Këtë ia mundësoi Qendra e re Kombëtare Dispeçer dhe një sistem i ri i kontrollit dhe menaxhimit të rrjetit energjetik. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 23 milionë euro, financuar përmes një kredie nga qeveria italiane. Sipas Kryeministrit, reforma në sektorin energjetik e ka bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët, gjë që po shfrytëzohet për të rritur përfitimet edhe në rastin e projektit TAP. Kryeministri theksoi se mbetet njeriu më i pakënaqur, pavarësisht punës së bërë, pasi u shpreh i vetëdijshëm që qytetarët presin me padurim të shikojnë të materializuara në xhepat e familjeve përkatëse, rezultatet e reformës në sektorin energjetik./A.B/stadnard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here