Kur duhet të nxirrni fëmijën e vogël në natyrë?

0
175

Lëkura e foshnjës mund të bëhet e thatë dhe mund të pëlcasë nga era. Për këtë përdorni ndonjë krem më të yndyrshme të posaçme për lëkurën e foshnjave.

Nëse foshnja përdorë cucllën apo nëse i kanë dalë dhëmbët dhe i rrjedh pështyma duhet t’ia pastroni faqet kohë pas kohe ashtu që të mos i pëlcasë lëkura, shkruan standard.al. Nëse jeni në pushime në vende ku ka shumë borë, fëmiu do të duhej të përdorë syze mbrojtëse si dhe kremën mbrojtëse me faktorë të lartë UV.

Për zgjedhjen dhe përdorimin e kremës mbrojtëse konsultohuni me pediatrin tuaj sepse sikurse tek të rriturit edhe tek fëmijët lëkura e tyre ndryshon.

Sapunët dhe kemikalet e thajnë lëkurën, për këtë në periudhën e dimrit duhet ti përdorni më me masë. Pas larjes mos e fërkoni lëkurën e foshnjës, vetëm thajeni me peshqir ujin.

Gjatë periudhës së dimrit është mirë që të keni lagështi në ajrin e dhomës së foshnjes, që t’ia lehtësoni frymëmarrjen.

Cilat rreziqe i kanosen foshnjës sime gjatë dimrit?

Duhet të brengoseni seriozisht nëse hunda, veshët, faqet apo gishtërinjtë e foshnjës mbeten shumë të ftohtë dhe marrin ngjyrë blu-hiri. Kjo tregon morth dhe mund të shkaktojë lëndime serioze, shkruan standard.al. Në këtë rast foshnjën duhet ngrohur urgjentisht: zhvishni pallton tuaj dhe përqafojeni foshnjën që t’ia rritni temperaturën e trupit përmes temperaturës tuaj të trupit dhe sa më shpejt që mundeni vizitoni mjekun apo shërbimin e ndihmës së shpejtë.

Nëse nuk keni mundësi që të vizitoni mjekun shpejtë, mundohuni që ta ngrohni foshnjën në shtëpi, sepse mund të përkeqësohet situata.

Vendin e ngrirë të trupit duhet ta ngrohni në ujë i cili është i ngrohtë pak mbi temperaturën normale të trupit, në asnjë mënyrë më shumë se 39 gradë Celsius (gjithsesi përdorni termometër!) ose përdorni lecka të së njëjtës temperaturë, të cilat nuk duhet shtypur.

Leckat duhet përdorur derisa lëkura të kthejë ngjyrën e saj dhe gjithsesi jepni foshnjës të thithë apo të pijë lëng të ngrohtë (kursesi shumë të nxehtë).

Nëse lëkura e foshnjës merr ngjyrë të kuqe, flluska apo fryhet, koha është për vizitën e mjekut – më së miri është që mjeku të ju vizitojë në shtëpi, që të mos e ekspozoni foshnjën përsëri në ajër të ftohtë./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here