Pogradec/ Gjuajti me breshëri automatiku, ndalohet i mituri

0
140

Një i ri është ndaluar nga policia e Pogradecit, pasi ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa shoku i tij po procedohet në gjendje të lirë. 16- vjeçari E.Xh., banues në fshatin Gështenjas u vu në prangat e policisë, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë, D.Y.,15 vjeç banues po në Gështenjas. Arrestimi i 16- vjeçarit, si edhe procedimi penal ndaj shokut të tij, filloi pasi, dyshohet se dje rreth orës 20:00, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, kanë qëlluar  në  ajër, me armë zjarri, në pyllin e  fshatit Gështenjas. Uniformat blu bën ndalimin e dy të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gëzhoja. Si rezultat i hetimeve të  kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar  në banesën e 16- vjeçarit u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë gjysëm automatike model 63, të cilën e mbante pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here