Elvana Gjata ‘pushton rrjetin’ me këngën e re

0
171

Me rikthimin e saj këngëtarja pothuajse në të gjitha këngët e publikuara këngon për dashurinë, braktisjen, mungesën e personit të dashur.

Pas historisë së vrasjes në ish-bllokut ku ishte e përfshirë këngëtarja Elvana Gjata dhe i fejuari i saj, ajo vendosi të bëntë një pauzë të gjatë në jetën  profesionale dhe në muzikë.

Por mesa duket s’ka më pushim për Elvanën, ajo tashmë është rikthyer fuqishëm duke i publikuar këngët e reja njëra pas tjetrës.

Kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja është “Pa dashuri” e shfaqur pasditen e sotme.

Kënga tepër e ndjerë flet për ndarjen dhe mungesën e dashurisë.

Kjo këngë nuk është vetëm kolona zanore e ‘2 gisht mjaltë’, por një nga hitet e Elvanës që pritet të ‘pushtoj’ rrjetin. Deri më tani komentet kanë qenë  shumë pozitive dhe të gjithë përsërisin ‘Ti eja po të pres me mall, nuk mund të jetojë vetëm me fjalë…’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here