Prindërit e sotëm po rrisin fëmijë narcistë

0
283

Gazeta britanike The Guardian shkruan se prindërit e sotëm po rrisin fëmijë narcistë, të cilet ndjejnë superioritet ndaj fëmijëve të tjerë. Një gjë e keqe kjo, thonë studiuesit.  Hulumtuesit e ketij studimi morën në pyetje 565 fëmijë të moshës 7 deri 11 dhe prindërit e tyre,  415 nëna dhe 290 baballarë.

Rezultatet janë mjaft të qarta: Prindërit që krijonin një “mbivlerësim” tek fëmijët e tyre duke u thënë atyre se ata kanë të drejta superiore ndaj të tjerëve dhe janë të veçantë, kanë më shumë të ngjarë të prodhojë fëmijë narcistë.

Qëllimi është që fëmijët të trajtohen nga prindërit e tyre me dashuri dhe vlerësim  dhe kjo në thelb duhet tu rrisë vetërespektin, por jo të trajtohen në atë mënyrë që ata të mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve.

Kujdes prindër, pasi shkencëtarët thonë se një narcist ka tendencë të jetë më agresiv dhe i dhunshëm se të tjerët, janë më të rrezikuar nga depresioni, ankthi dhe varësia e drogës, ndryshe nga njerëzit  me vetëbesim të fortë. Siç u përmend më lart, prindërit duhet të tregojnë ngrohtësi dhe vlerësim për fëmijët pa mbështetur idenë se ata janë superiorë,  kjo mënyrë edukimi ka tendencë për të rritur fëmijët me vetëbesim.

Hulumtuesit gjithsesi shtojnë se mbivlerësimi prindëror nuk është origjina e vetme e narcisizmit pasi si një tipar i personalitetit është mesatarisht i trashëgueshëm dhe rrënjosur në tipare që herët në temperament.

Çdo prind duhet të kujdeset të rrisë një fëmijë që të mos ketë ndjenjë superioriteti ndaj të tjerëve, se një një i bardhë është më i mirë se një i zi, se një pasur është më i mirë se një i varfër, etj.

Studiuesit këshillojnë që  prindërit fare mirë mund ti trasmetojnë dashuri dhe vlerësim një fëmije pa e vënë një fëmijë në një piedestal, pa i thënë fëmijës se ai është më i mirë se të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here