Shpërthen ashpër Vasili: “Qeveri e çmendur, tani që sezoni ka filluar riparon rrugët, jua nxin jetën qytetarëve”

0
175

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar nisjen e punimeve për riparimin e rrugës Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit turistik.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Qeveria e çmendur riparon rrugët tamam kur fillon sezoni turistik. Qeveri më të çmendur nga kjo nuk gjen gjëkundi.

Nga njëra anë hap sezonin turistik anë e mbanë Shqipërisë dhe na trashi kokën duke thënë kemi marrë të gjitha masat për sezonin turistik.

Nga ana tjetër, tani që sezoni ka filluar fillon e riparon rrugët, jua nxin jetën qytetarëve dhe i krijon probleme biznesit turistik.

Nxjerrin edhe urdhër që të kufizojnë qarkullimin e mjeteve të rënda për shkak të trafikut të rënduar nga turizmi.

Po kaq muaj kur kishin kohe plot, kush jua mbajti dorën qe t’i riparonin rrugët edhe kur ngarkesa e lëvizjeve dhe numri i qytetarëve ishte më i pakët? Tani e gjetën këta, pikërisht në kulmin e lëvizjes së njerëzve, që t’i riparojnë rrugët.

Janë të paaftë dhe kaq”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here