Ndërroi tre kostume gjatë vizitës në Kiev me Ramën/ Spiropali: Ishte akt higjenik

0
121

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, i është përgjigjur zërave që komentuan negativisht, se gjatë vizitës në Kiev ajo ndërroi 3 kostume brenda një dite.

Përmes një interviste të dhënë për emisionin Kjo javë, Spiropali tha se ndërrimi i veshjeve ishte një akt higjenik, pasi udhëtimi ishte 24-orë me tren.

“Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua.

Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë.

U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here