“Jam Ilir Meta o super budallenj”/ Presidenti për shkarkimin: 24 korriku s’është nesër, populli i dy marsit aty është, duhet të vetëpërmbahemi

0
100

Ilir Meta ka reaguar në konferencë:
“Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit. Me këto falsifikimet e fundit është i irrituar, por ne duhet të vetëpërmbahemi. Nuk varet vetëm nga presidenti. Kur palët sillen normalisht presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, ku nxitet një konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me kushtetutën, interesin publik, qytetarët dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë. Se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e irrituar. Jam Ilir Meta i them atyre o super budallenj”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here