I bie pllaka e betonit mbi kokë, vdes tragjikisht shqiptari

0
91

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës, pasditen e 16 shkurtit në Franscineto, në zonën e Kozencës, Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Edison Malaj, 54 vjeç,  të cilin e ka goditur një pllakë betoni.

Sipas raportimeve të shtypit lokal, shqiptari ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt mbi kokë.

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, Edison Malaj nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here