Pensioni i invaliditetit, si përfitohen të ardhurat shtesë

0
153

Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15% të bazës së vlerësueshme
rriten-pagat-para-pare-leke-lekNë vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it. Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë dhe invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

Kushtet e përfitimit:
– Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. (P.sh.: nëse personi që është bërë invalid është 38 vjeç, për të përfituar pension të plotë invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim)
– Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale
– E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Masa e përfitimit:

Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe se dy herë pensioni bazë, ose 80% e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël. Pensioni bazë përcaktohet me VKM.

Të ardhurat shtesë

Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15% të bazës së vlerësueshme. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit 35, të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij. Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti të reduktuar.

 

Kosova prodhoi dhe shpenzoi më shumë energji

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e energjisë” për tremujorin e dytë të sivjetshëm. Sipas tij, Kosova në këtë tremujor ka prodhuar 1,97 milion tonë thëngjill ose 2,6% më shumë se në tremujorin përkatës të vitit të kaluar. Po ashtu gjatë kësaj periudhe Kosova ka konsumuar rreth 2,29 milionë tonë thëngjill, që në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ka një rritje për 19,4%. Prodhimi i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2013 në termocentrale dhe hidrocentrale ishte 1. 718.4 GW/h. Nga kjo sasi, 97,5% është prodhuar në termocentrale dhe rreth 2,5% në hidrocentrale. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ka rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 26,6%. Në tremujorin e dytë të vitit 2013 në Kosovë janë importuar 2,1 GW/h energji elektrike, ndërkohë që janë eksportuar 393,1 GW/h energji elektrike. Në tremujorin e dytë 2013, në Kosovë janë konsumuar 857,7 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur në 3,3%.

 

Kosovës nuk i është siguruar kodi telefonik?

Është thënë se Kosova me marrëveshjen e fundit në Bruksel, për telekomin, përfundimisht ka siguruar marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar, me ç’rast marrëveshja është proklamuar si e suksesshme. Por realiteti është ndryshe. Marrëveshja e arritur më 9 shtator mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, në Bruksel, e parasheh, por nuk e siguron kodin për shtetin e Kosovës dhe për të ardhur deri te realizimi i këtij propozimi Brukseli kërkon edhe një marrëveshje mes dy palëve. Ekrem Hoxha, drejtues i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i përzgjedhur për të udhëhequr grupin punues të palës kosovare për implementimin e marrëveshjes në fjalë me Serbinë, gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, shfaq dyshimet e tij për fundin e këtij procesi. Marrëveshja ka disa pika, njëra prej tyre kërkon nga palët që brenda tre muajve, Kosova dhe Serbia të gjejnë modalitetet dhe t’i nënshkruajnë përmes të cilave do të tregohet se si Kosova të aplikojë në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për marrjen e kodit. Hoxha shpreh shqetësimet, nëse Serbia do të bashkëpunojë për gjetjen e këtyre modaliteteve dhe nëse më pas nuk do të pengojë aplikimin e Kosovës në ITU. Vetë biseda më të ia tregon dyshimet që ka, derisa thotë “nëse”, Kosova do të marrë kodin, “nëse”, Kosova do të gjejë modalitetet me Serbinë, “nëse”, Serbia nuk do ta pengojë procesin. E dyshimet dhe shqetësimet e tij, vijnë për shkak se Beogradi vazhdon ta lexojë ndryshe marrëveshjen dhe të mos tregohet bashkëpunues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency