I dha stadiumin Partizanit, tifozët bllokojnë stërvitjen e Tiranës (video)

0
129

Ndodhi ajo që pritej dhe e kishin paralajmëruar tifozët e Tiranës. Në orën 14:00, ata kanë “pushtuar” kompleksin sportiv “Skënder Halili”, duke mos lejuar skuadrën e zemrës të stërvitet. Shkak është dakordësia e klubit më të titulluar të futbollit në Shqipëri, që Partizani të luajë në stadiumin “Selman Stermasi” si pritës, në gjysmën e mbetur të kampionatit. Kjo gjë nuk kapërdihet dot nga mbështetësit e zjarrtë bardheblu, ndaj dufi është nxjerrë ndaj lojtarëve dhe stafit teknik, edhe pse ata nuk kanë “dorë” në marrëveshjen e djeshme mes Halilit dhe Demit, e cila u arrit nën bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit konsiderohet si “shtëpia bardheblu” nga tifozët e 24 herë kampionëve të vendit. Situata ka qenë jo pak e tensionuar, sikurse duket edhe në video. Trajneri Mirel Josa ka qëndruar i heshtur, ndërsa ata lojtarë që janë përpjekur të mos hyjnë në dhomat e zhveshjes janë shtyrë edhe me forcë për të mos dalë kundër vendimmarrjes së tifozërisë. Disa nga ultrasit bardheblu kanë goditur Gilman Likën, ndërkohë që të tjerë kanë ndërhyrë të qetësojnë situatën./telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here