Kapet me 18 kile marihuanë shtetasi shqiptar në kufirin Maqedoni-Serbi

0
172

Dogana e Maqedonisë njoftoi se dje ka penguar tentim për trafikim të një sasie prej 18 kilogramëve marihuanë në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Siç informojnë nga Drejtoria Doganore e RM-së, dje rreth orës 6:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga Maqedonia është paraqitur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, pronësi dhe i drejtuar nga personi P.SH.. shtetas i Shqipërisë. Në pyetje të nëpunësve doganore nëse ka diçka për të paraqitur është përgjigjur se nuk ka asgjë për të paraqitur, por edhe krahas asaj është selektuar për kontroll. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit nga automjeti është gjetur një bombolë gazi në të cilën ishin fshehur 15 pako me vakuum të mbështjella me ngjitëse pa ngjyrë të mbushura me marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 18 kilogramë.

Nga procedura parahetimore, të zbatuar nga inspektorë nga Sektori për hetime, rrjedh se i dyshuari marihuanën e ka blerë në Shqipëri dhe përmes Maqedonisë është dashur ta dërgojë në Gjermani për një kompensim të caktuar parash.

Kundër autorit, Drejtoria Doganore ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” deri te prokuroria publike kompetente, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i shqiptoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here