Prokuroria e Vlorës pezullon hetimet për Flamurtari-Teuta 2-1

0
130

Prokuroria e Vlorës pezullon hetimet për ndeshjen Flamurtari-Teuta 2-1, e luajtur më 24 janar 2015 dhe e dyshuar si e trukuar. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci. Sipas shefit të organit të akuzës, dosja është pezulluar, pasi pritet që të mbërrijnë të dhëna nga UEFA.

“Çështja e ndeshjes Flamurtari-Teuta 2-1, e cila dyshohet se është e trukuar, është pezulluar nga Prokuroria. Nuk mund ta mbanim hapur pafundësisht këtë çështje. Presim informacione nga UEFA. U kemi dërguar kërkesë me shkrim dhe ne do të hapim çështjen sapo të mbërrijnë. Duam që t’i shkojmë deri në fund, por na duhen edhe të dhëna të tjera, pasi ato që kemi grumbulluar janë të pamjaftueshme”, tha Troci i njohur si prokurori që arrestoi ish-guvernatorin Fullani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here