Ish kryeministri, Sali Berisha, ka zbuluar në emisionin “Opinion”, se gjatë muajit Qershor, kryeministri Edi Rama ka refuzuar dy herë mundësinë e marrvveshjes mes palëve, të negociuar nga gjermanët.
Sipas Berishës, e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e opozitës, janë zgjedhjet pa Edi Ramën kryeministër, gjë e cila mund të arrihet, sipas tij, vetëm me protesta masive.
“Tentativat për marrëveshje i ka refuzuar Edi Rama. Ka patur dy tentative nga gjermanët në Qershor. Rama i ka refuzuar.
Si zgjidhet kriza? Qeveri kalimtare me detyra të caktuara, për të përgatitur zgjedhje. Shkohet drejt kësaj kur populli opozitar, të mos lëshojë sheshin derisa t’ja mbathë Edi Rama”.