Etrit Berisha nuk thyhet, edhe Atalanta parakalon Milanin (VIDEO)

0
162

Atalanta vazhdon të tregojë se në fund të këtij sezoni pretendon të kapë një vend që të dërgon në kupat e Europës. Skuadra nga Bergamo ka mposhtur ditën e sotme në shtëpi Sampdorian me rezultatin 1-0 falë një goli të kapitenit Gomez në minutën e 54-t me penallti.

atalanta

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte për 90 minuta të plota në mbrojtje të portës së Atalantës duke ia arritur të mos pësojë gol. Me këtë fitore skuadra e futbollistit shqiptar ka arritur të parakalojë në renditje Milanin duke u ngjitur në vendin e 6 me 38 pikë të grumbulluara në 21 ndeshje. Për t’u përmendur është fakti që kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje më pak,shkruan panoramasport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here