Mediu sqaron “dashakeqët”: Me Bashën ishim të ftuar në inaugurimin e Trump, nuk paguam asnjë qindarkë

0
208

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sqaruar edhe një herë se prania e tij dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i  45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte me ftesë të zyrtarëve republikanë.

Mediu në një status në profilin e tij në Facebook, thekson se nuk ka paguar asnjë qindarkë për të qenë pjesëmarrës në aktivitetet e inaugurimit të Trump. Ai përmend disa emra zyrtarësh amerikanë, sipas të cilit janë ata që e kanë ftuar për të qenë në SHBA në atë ditë historike.

Statusi i plotë i Fatmir Mediut

Te dashur miq
Per te gjithe te marret dhe te mencurit dashakeq prane mazhorances.

Se bashku me Z Basha kemi qene te ftuar ne ceremonine e Inagurimit dhe jo vetem, por dhe ne aktivitetet qe behen me kete rast.
Ftesa ka ardhur nga Senatori Roy Blunt kryetari I komisjonit te perbashket te kongresit per Ceremonine e Inagurimit te Presidnetit Trump dhe miq te tjere

Nuk kemi paguar asnje qindarke as per inagurimin dhe as per takimet ne Senat dhe Kongres.
Meqense kerkoni te gjeni gjilperen ne kashte dhe i referoheni departamentit te shtetit ju them se asnje ceremoni Inagurimi nuk organizohet nga Departamenti I Shtetit I cili nuk ka asnje autoritet ne kete rast mbi komitetin e perbashket te Kongresit.

Me shume smund tju sqaroj as per padiejen tuaj dhe as dashakeqesine tuaj.
Kam bindjen se nuk keni nevoje as per te verteten dhe as per sqarim se nuk e keni per here te pare.
Po ashtu nuk bie ne banalitetin e sharjeve tuaja qe nuk pushojne apo atyre qe nderseni ne rrjetet sociale

Nese doni me konkretisht po ju coj dhe ata qe na kane ftuar Sen Roy Blunt, Sen Jim Inhofe, Congressmani Dana Rohrabacher organizatori I Liberty Ball, Cong Robert Aderholt, Sen Jim DeMint Presidenti Heritage Foundation dhe Bob Mcween Drejtori egzekutiv i CNP

Padyshim se cdo beje administrata e Trumpit nuk e vendosim Ne, por qe te luftojme per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi nuk do ndalojme te flasim me kedo demokrat dhe republikan.
Jane keta miq qe na ndihmuan per tu bere vend anetare i NATOs pa asnje qindarke kur nje pjese punonin kundra dhe nje pjese nuk besonin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here