Nga Fatmir Xhafaj i PS te Lulzim Basha i PD, ja kush janë deputetët më të votuar në Tiranë

0
154

Edhe Tirana e mbylli pasditen e sotme numërimin e votave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të KQZ, në listën e PS kandidati më i votuar është Fatmir Xhafaj dhe pas tij Ornaldo Rakipi.

Të dy ishin të listuar jashtë vendeve të sigurta por arritën të thyejnë herësin për të qenë deputetë të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Hyrja e tyre nxori nga lista Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin.

Ndërkohë e treta për numrin më të lartë të votave në Tiranë, renditet ministrja Belinda Balluku.

Sa i takon kampit blu, më i votuari është kryetari i partisë Lulzim Basha. Pas tij renditen Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.

Nga kandidatët e PD në Tiranë nuk arriti asnjë të thyente herësin.

Sa i takon LSI, kandidati më i votuar është Përparim Spahiu, pasi tij vjen Kryemadhi dhe Kërpaçi.

Nga PSD më i votuar është kryetari saj Tom Doshi, i cili ka hequr dorë nga mandati.

PS ka 18 mandate në Tiranë, PD 15, 2 LSI dhe 1 PSD.

Nga Fatmir Xhafaj i PS te Lulzim Basha i PD, ja kush janë deputetët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here