Kanabisi merr rrugët, Saimir Tahiri dhe Haki Çako deklarojnë se në vend s’ka më plantacione me kanabis

0
368

Kanabisi në Shqipëri ka marrë rrugët. Në këtë foto të bërë në autostradën Fier – Lushnje shihet fare qartë një Mercedes i mbushur plot e përplot me bimë narkotike. Drejtuesi udhëton i qetë në mes të ditës në një kohë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, deklarojnë se në vend s’ka më plantacione me kanabis. Kjo foto, e denjë Guinness-in e çudirave, dëshmon realisht se në ç’situatë gjendet Shqipëria. Revista prestigjoze The Economist, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, shkruante një ditë më parë se “situata me kanabisin po përkeqësohet”. Fotoja dhe alarmi i The Economist vijnë pak orë pasi kryeministri Edi Rama sfioi deputetët e mazhorancës që të tregonin se si e kishin parë ata që vendi ishte i mbushur me kanabis. Lapsi.al uron që kryeministri ta shohë këtë foto, që dëshmon se për të parë që kanabisi ka mbuluar vendin, nuk është e nevojshme as të futesh nëpër monopatet që ruhen me njerëz të armatosur. Tani kanabisi del lirshëm rrugëve, madje edhe nëpër studiot televizive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency