Shkarkimet në Administratë, reagon Ministrja Gjosha: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë padijet e atyre që drejtojnë institucionet, rruga drejt integrimit duhet të eci përpara

0
145

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një reagim të saj në FB, shprehet se shkarkimet në Administratë janë në kurriz të qytetarëve. Sipas saj, të larguarit do të fitojnë gjyqet për largim nga detyra në shkelje të ligjit dhe në fund shqiptarët do paguajnë dëmet e një menaxhuesi të paditur. Gjosha thotë se vendi duhet të ecë në rrugën drejt integrimit.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ne fcb.

Eshte per te ardhur keq qe nje reforme madhore per procesin e integrimit europian te vendit, po zhbehet cdo sekonde, duke shkaktuar jo vetem nje shperqendrim te detyrave dhe pergjegjesive qe ka administrata, por duke u shoqeruar gjithashtu me mosrespektim te thelle te procedurave ligjore per shkarkimin e cdo punonjesi nga detyra.

Procesi i integrimit eshte i qytetareve ndaj sot me duhet t’i qendroj perkrah te gjithe atyre qe punojne me perkushtim per kete proces. Eshte njera ane te ndeshkosh nje punonjes te administrates per pjesemarrje ne veprimtari politike dhe eshte nje gje komplet tjeter, te mos respektosh procedurat ligjore per ta liruar ate nga detyra. Cdo punonjes ka te drejten e tij te njoftohet per nisjen e procedurave te shkarkimit bazuar mbi faktet, ashtu sikurse ka te drejten qe i jep ligji per te dhene provat dhe faktet qe mund te kundershtojne kete vendim.

Une kam bindjen se shume prej tyre do te fitojne betejen e tyre gjyqesore duke marre demshperblimin e merituar, por ne te njejten kohe mendja me shkon te qytetaret e thjeshte qe do detyrohen te paguajne kete demshperblim me taksat e tyre, nga xhepi i tyre. Do detyrohen te paguajne inatet dhe marreveshjet e politikes dhe fatkeqesisht edhe padijet e atyre qe drejtojne institucionet tona.

Mungesa e transparences ndaj qytetareve, mos respektimi i ligjit dhe vendosja e prioriteteve partiake perpara prioritetit numer nje qe mbetet qytetari, jane kritere qe e kane penguar Shqiperine te ece ne rrugen e saj Europiane. Uroj te mos ndodh keshtu edhe kete here, kur jemi fare prane celjes se negociatave te vendit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here