Historia e një fotoje: Del në dritë i pari imazh i një inaugurimi presidencial në SHBA

0
125

Ditën e inagurimit të presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump, vjen dhe imazhi i parë i një ceremonie të tillë.

Dhe kjo mendohet se është fotografia e parë e njohur e inaugurimit të një presidenti amerikan, e fiksuar në vitin 1857.

Ky imazh,është marrë nga John Wood, i cili atëbotë ka punuar për agjencinë Architect of Capitol, nën mbikqyrjen e Montgomery C. Meigs. Sipas një prezantimi të dhënë nga Wayne Firth (fotograf i lartë në pension në Architect of Capitol), në vitin 1996 në Ndërtesën e Muzeut Kombëtar në Kapitol të SHBA, Meigs, i cili ishte përgjegjës për ndërtimin e Kapitolit në atë kohë, kishte punësuar Wood si një “dizenjator fotografie” për ndërtimin e godinës së famshme. Puna e tij ishte që të fotografojë vizatimet e ndërtimit, në mënyrë që ata të mund të dyfishoheshin më lehtë.

Gjatë qëndrimit të Wood në Kapitol, puna e tij u rrit. Dhe, kur Meigs u vu në krye të projektit për ndërtimin e një platforme për ceremoninë e inaugurimit, ai gjithashtu ndërtoi një platformë për Wood për të vendosur aparatin e tij dhe për fotografuar inaugurimin e James Buchanan më 4 mars, 1857.

Photografi Wood përfundimisht do të lërë postin e tij në Architect of Capitol dhe të shkojë për të fotografuar ngjarjet që po zhvilloheshin atëbotë në Luftën Civile. Sipas Bibliotekës së Kongresit, Wood ka punuar për Architect of Capitol nga viti 1856 deri në 1861 dhe më pas u zhvendos për të fotografuar hartat në luftë për gjeneralin George Mçlellan.

Pak është e njohur për jetën dhe punët e tij të mëvonshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë me këtë foto. /tesheshi.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here