Ja 5 gjërat që do të bëjë Obama në ditën e fundit si President

0
230

 

Të premten nis epoka e Trump-it në krye të Shtëpisë së Bardhë. Më 20 janar është planifikuar organizimi i inaugurimit të Donald Trump-it si President, ndërsa Barack Obama do t’i thotë lamtumirë institucionit ku qëndroi për tetë vite. Por cila është axhenda e ditës së fundit të një Presidenti amerikan:

1.Lëshimi i amnistive

Presidenti ka pushtetin të falë pothuajse çdokënd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç atyre që akuzohen për tradhti.

Bill Klinton në ditën e tij të fundit si president fali 140 persona, përfshirë edhe një donator të madh të fushatës së tij. Gerald Ford, në mënyrë edhe më kontroverse, fali ish-Presidentin Richard Nixon, çka pothuajse e rrezikoi atë vetë duke e përballur me ligjin.

Obama raportohet se ka një listë me 1,400 kërkesa për falje, përfshirë edhe informatorin e NSA-së, Edward Snowden.

Do të përbënte një rast të pazakontë, por jo të paprecedentë, nëse Obama do të jepte një falje të përgjithshme për Hillari Klintonin, në mënyrë që ta mbronte nga çdo lloj hetimi të mundshëm.

2.Mikpritja e Presidentit të ri

Familja Obama do të mirëpresë familjen Trump në Shtëpinë e Bardhë para ceremonisë së inaugurimit.

3.Lënia e një shënimi për Presidentin e ri

Presidenti në largim lë një shënim për pasardhësin e tij. Megjithëse përmbajtja e këtyre shënimeve është zakonisht sekrete, toni i tyre është pozitiv dhe me dinjitet.

4.Pjesëmarrja në inaugurim

Familja Obama më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

5.Largimi me helikopter nga Uashingtoni

Çdo president që ka lënë detyrën që prej 1974-s është larguar me helikopter nga Shtëpia e Bardhë për në bazën ushtarake Andrews Air Force, nga ku edhe kanë fluturuar me avion për në shtëpitë e tyre. Por në rastin e Obama-s kjo bie poshtë, pasi familja ka vendosur të vazhdojë jetën në Uashington, të paktën derisa fëmijët e tyre të mbarojnë shkollën, kështu që itinerari mund të jetë i ndryshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here