Plagosja në Shkodër, Policia: Ja si ndodhi, pse u arrestuan 3 persona

0
180

Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur te henen, rreth orës 16:40, pranë “Radio Shkodrës”, te ish “5 Heronjtë”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Eglion Zuna.

policia-naten-620x330

Policia e Shkodrës arreston në flagrancë 3 shtetas si autorë të dyshuar, konkretisht:

* Adam Ademi, 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

* Arben Ademi, 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit”

* Eglion Zuna, 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit”.

arma ne shkoder

Në momentin e ngjarjes, shtetasi Eglion Zuna (i dëmtuari), ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, tip “Benz” me targë AA 550 DX, në shoqërinë e shtetasit Adam Ademi dhe një shtetase të huaj.

Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Adam Ademi, i cili pas ngjarjes është larguar së bashku me mjetin tip “Benz” me targë AA 550 DX, duke penguar në zbardhjen e së vërtetës.

Ndërsa arma e zjarrit Pistoletë TT, me të cilin është kryer plagosja ka qenë e të dëmtuarit Eglion Zuna, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në Hotelin “Redbriks”, pronë e shtetasit Arben Ademi, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë në kryerjen e detyrës.

Në vendngjarje u gjet një gëzhojë armë zjarri, pistoletë, kalibri 7.62 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Traumës, ne Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me motivin e ngjarjes po punohet për sqarimin e plotë të tij, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale, parashikuara nga nenet 278, 236, 88/1 dhe 301 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here