Intervistë me Lavdosh Ferrunaj / AKIP: Besojmë se Kuvendi do pranoj dekretin e Presidentit. Shalsi si Don Kishot

0
195

 

 

“Ndjesa e opozitës për kalimin e ligjit që lejonte import plehrash në 2011 nuk mund të mos shoqërohet edhe me një ndjesë më të fortë nga maxhoranca e sotme”

 maxresdefault (1)

“Nuk ka asnjë shans të ndalojnë protestat që kanë nisur 12 vjet më parë, për sa kohë qytetarët do të mësojnë se Shqipëria me ligj ndalon importin e plehra-mbetjeve”

 

Intervistoi:Anesti Barjamemaj

Debati për ligjin e plehrave ose siç njihet zyrtarisht “Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ende nuk është shuar. Nga votimi që e aprovoi, te kthimi me dekret nga Presidenti ky ligj ndodhet sërish në zyrat e Kuvendit. Shoqëria civile dhe nismëtari i këtij ligji Eduard Shalsi kanë shkëmbyer replika nga larg dhe kanë dërguar ftesë reciproke për dialog. Edhe debati politik është shumë i ndeshëm për këtë çështje, e cila ende nuk ka gjetur një zgjidhje.  Një nga qytetarët që ka protestuar kundër këtij ligji është edhe Lavdosh Ferruni, i cili ka folur në emër të Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, e cila ka pasur një pozicionim kundër miratimit të këtij ligji. Në një intervistë për “Standard”, Ferruni ka shpjeguar qëndrimin e aleancës në të cilën bën pjesë. Ai na ka treguar se ku qëndron e vërteta e mos miratimit të këtij ligji dhe se çfarë po ndodh me bashkimin e disa organizatave në një të vetme.

Aleanca kundër importit të plehrave ka qenë që në fillim kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Përse ky kundërshtim?

Kundërshtimi për importin e mbetjeve prej shumë vitesh është shumë i qartë. Produkti I pritshëm i zbatimit të këtij ligji në se do të miratohej është thjesht një ndotje shtesë e Shqipërisë tejet të ndotur me plehra në të katër anët e vendit dhe fitimi i një grushti njerëzish në dëm ë drejtpërdrejtë të mjedisit dhe çdo qytetari të vendit, duke mos përjashtuar dhe dëmin që mund të pësojnë vetë ata që do fitojnë.

Ligji tani është në parlament, pasi është kthyer me dekret të Presidentin. Mendoni se deputetët kanë reflektuar dhe do ta rrëzojnë ligjin apo do të ketë një miratim të tij?

Besojmë që deputetëve që e kundërshtuan apo abstenuan  herën e parë, do ti shtohen të tjerë që do ta kundërshtojnë, dhe nuk do ishte çudi që këtë ligj ta votonte vetëm nismëtari i tij z. Shalsi. Pra besojmë se Kuvendi do pranoj dekretin e Presidentit.

Para disa ditësh ju keni dërguar një letër parlamentit dhe deputetëve, në të cilën kërkonit që të merrej në shqyrtim ligji pasi ka kaluar afati kushtetues. Marrjen në shqyrtim të këtij ligji e kërkoni sepse kanë kaluar afatet apo për të parë nëse ta fitoni betejën tuaj?

Beteja jonë është betejë e gjithë popullit, që në mënyra të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme prej 12 vitesh ka kundërshtuar importin e plehrave. Letra jonë ishte edhe një përgjigje e një letre tinëzare të z. Shalsi për të përçarë shoqërinë civile e për të tentuar të kamufloj revoltën popullore dhe revoltën e brendshme të fshehur të vetë Parlamentarëve të maxhorancës, me gjoja propozimet që pret nga Shoqëria civile. Dhe shkelja dukshëm e afatit kushtetues dhe rregullores së Kuvendit ka si qëllim gjetjen e ndonjë momenti oportun pavëmendshmrie apo kompromisi për të kaluar ligji e importit të plehrave.

Sipas jush përse Komisioni Parlamentar për Veprimtarit Prodhuese nuk e merr në shqyrtim dekretin e Presidentit?

Siç e thamë më sipër Shalsi pret momentin e artë për të kaluar ligjin e plehrave, por është në momentin e qymyrit. Mendoj se Kuvendi nuk duhet të nxij faqen, duke mos konsideruar një vullnet të shprehur në mënyrë plebishitare të Shqiptarëve për mos ta bërë Shqipërinë vend depozitimi të plehrave të Botës.

Është nga frika se nuk kanë votat në parlament apo sepse duan që dëgjojnë edhe mendimin nga ekspertët dhe shoqëria civile?

Jo vetëm nuk kanë vota në Parlament, por kanë zero mbështetje, madje përbuzje e revolt.  E keni parë Shalsin si Don Kishot sa në njërën në tjetrën studio?, tani ndonjëherë del dhe Bushati, jo ministri, ai tjetri që u fut ne Kuvend nga lista, kur iku dikush tjetër, e që ka firmosur projektligjin e plehrave Shalsi.

Para disa ditësh Deputeti i Partisë Socialiste, zoti Eduart Shalsi, ju ftoi në një takim, dhe organizatat ende nuk kane shkuar, përse është refuzuar takimi?

Shalsi ka kërkuar propozime nga Shoqëria civile mos peshkon ndonjë renegat e ta përdori. Ne i kemi konsumuar takimet me Shalsin. Nuk ka me propozime, diskutime, takime. Ne si përfaqësues legjitim të të paktën mbi 65000 njerëzve që kanë firmosur referendumin e anuluar nga z. Rama presin votimin për pranimin e dekretit te Presidentit. Ndjesa e opozitës për kalimin e ligjit që lejonte import plehrash në 2011 nuk mund të mos shoqërohet edhe me një ndjesë më të fortë nga maxhoranca e sotme. Kjo do të ishte një vlerë e madhe për demokracië Shqiptare.

Disa organizata ditët fundit u bashkuan së bashku kundër ligjit të plehrave dhe deklaruan se janë bashkuar në një mendim. A mund të na thoni se me çfarë deklarate keni dalë dhe çfarë kërkoni ekzaktësisht?

Ka një kohezion të shkëlqyer në shoqërinë civile për ndalimin e importit të plehrave. Dhe qëndrimi është i përbashkët. Nuk ka asnjë diskutim. Vetëm votim e pranim i Dekretit të Presidentit. Kur kjo të ketë ndodhur AKIP dhe të tjerë që janë bërë bashkë në këtë betejë kanë vullnetin dhe ekspertizën për të ndihmuar vendimmarrjen Shqiptare për një menaxhim më të mirë të plehrave në vend.

Do të kemi protesta në ditët në vijim kundër ligjit, apo ketë herë protestat do të jenë vetëm me shkresa që do i dërgoni parlamentit?

Nuk ka asnjë shans të ndalojnë protestat që kanë nisur 12 vjet më parë, për sa kohë qytetarët do të mësojnë se Shqipëria me ligj ndalon importin e plehra-mbetjeve.

Për këtë ligj flitet se është rikthyer përsëri në parlament për qëllime klienteliste dhe për ti shërbyer mafies, a janë të vërteta këto deklarata që qarkullojnë në media?

Që ky ligj është klientelist duket qartazi. Që të jetë në shërbim të Mafies nuk habit njeri, për sa kohë dihet që Mafia e ka xhan biznesin e plehrave, sidomos e komshiut përtej detit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here