Horoskopi 3 Shtator 2016

0
243

Dashi (21 mars- 19 prill)

Një numër i madh kolegësh do të largohen nga puna, për të ndjekur mundësi më të mira dhe kjo do ju futë në mendime. Nuk jeni të sigurt nëse duhet të vazhdoni këtu ku jeni apo të rrezikoni për të gjetur një vend më të mirë. Mos merrni vendime të nxituara. Balanconi anët pozitive dhe negative të punës aktuale dhe më pas vendosni.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot do të jeni të ngarkuar me punë, pasi keni disa shkresa zyrtare me të cilat duhet të merreni. Një kolegu juaj do ju ndihmojë që të përfundoni punët më shpejt dhe përpiquni që të mos lini asnjë punë pezull, sepse ditët në vazhdim do të jenë dhe më të ngarkuara. Mos u mërzisni sepse në fund do shpërbleheni.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Kohët e fundit jeni shqetësuar për shpenzimet që keni bërë, por është momenti që të mos e mendoni më. Ka shumë mundësi që ktë muaj të keni të ardhura të larta dhe kjo mund të vijë për shkak të ngritjes në detyrë, apo fillimi i një pune të re. E ardhmja juaj duket shumë premtuese.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Marrëdhënia me partnerin/en tuaj, do të marrë një kthesë tjetër sot. Do të ndjeheni më rehat në praninë e njëri-tjetrit dhe lidhja mes jush do të jetë më e fortë se kurrë. Duket se do të qëndroni bashkë për një kohë të gjatë. Gjithashtu, në aspektin e karrierës po ju shfaqen mundësi të reja dhe një partneritet me një firmë tjetër, do të rezultojë shumë i sukseshëm.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Karakterizoheni nga ide shumë kreative dhe lehtësisht të realizueshme. Nëqoftëse i vini në praktikë, ka shumë mundësi që tju çojnë drejt suksesit, edhe pse kjo mund të dojë pak kohë. Komunikimi me kolegët është i hapur dhe i sinqertë dhe kjo ju ndihmon që bashkë të realizoni një punë produktive.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Gjatë këtij viti, keni pasur vështirësi në lidhje me karierën dhe romancën. Duket se kjo do të vazhdojë dhe për pak kohë, megjithatë mos i humbisni shpresat. Një mundësi për një karrierë të re, mund tju shfaqet gjatë rrugës. Në aspektin e shëndetit, çdo gjë është në rregull. Vazhdoni të merreni me aktivitete fizike dhe të hani në mënyrë të shëndetshme.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Sot do të kaloni shumë kohë në telefon duke u përpjekur të organizoni një event apo duke sqaruar një keqkuptim me mikun tuaj. Kjo do ja u bëjë ditën stresuese dhe do dëshironi që të mbarojë sa më shpejt. Nesër do të jetë ditë më e qetë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot do ngriheni me një dëshirë për të qëndruar në dhomë dhe për të hedhur mendimet tuaja në letër. Kjo mund të jetë fillimi i një faze të re në jetën tuaj profesionale dhe mënyra juaj e të shkruarit, mund të tërheqë vëmendjen e disa personave të rëndësishëm. Mos lejoni tju ikin nga duart, mundësitë e reja.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Duke u marrë me disa shkresa pune, mund tju ikë shumë kohë sot. Disa nga planet që kishit bërë, mund të mos ju realizohen, por mos u mërzisni pasi mund ti riorganizoni ditët në vazhdim. Puna me orare të zgjatura do ju shpërblehet në fund.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

A keni menduar të zhvendoseni në një vend tjetër apo të bëni ndryshimë në shtëpi? Nëse po, sot është dita e duhur për të filluar. Eksploroni çdo mundësi, ndani të mirat dhe të këqijat dhe më pas vendosni. Nëse e keni të vështirë të zgjidhni, ndiqni instinktin tuaj. Cdo gjë do shkojë mirë.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Ju karakterizoheni nga një mënyrë komunikimi e qetë dhe e drejtpërdrejtë. Jeni gjithmonë me këmbë në tokë dhe gjithmonë keni patur sukses, aty ku të tjerët kanë dështuar. Prisni një progres të vazhdueshëm personal dhe profesional dhe kjo do e ndihmojë shumë vetëbesimin tuaj.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Një telefonatë apo email nga një prej miqve tuaj, mund tju hapë një mundësi të re në lidhje më karrierën. Kjo mund të përfshijë industrinë e komunikimit, për të cilën keni dëgjuar shumë fjalë të mira. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni, pasi nuk doni të pendoheni për ndonjë vendim të gabuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here