“Martesa djathtas”, Meta ironizon Ramën: Martesa është vetëm për Monikën, në politikë ka vetëm marrëveshje

0
464

Disa muaj më vonë, por kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka dhënë përgjigjen për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emsionin e Eni Vasilit “Studio e Hapur” në News24, kryeparlamentari Meta tha prerazi që martesën e ka vetëm me bashkëshorten e tij Monikën, ndërsa në politikë bën vetëm marrëveshje.

Kjo ishte përgjigjja e tij kur u pyet nga gazetarja Vasili për koalicionin ku do të bëjë pjesë LSI-ja duke risjellë deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Lidhur me koalicionin me LSI-në, “taktikë të respektueshme” e quajti Kryeministri faktin që ju herë bëni sikur doni, herë bëni sikur nuk doni e të tjera. Keni ndonjë koment?
Unë nuk jam këtu për të bërë komente për komentet, megjithatë, unë di të them se vendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim i takojnë vetëm asaj për t’i marrë. Natyrisht, të respektueshme, të parespektueshme, ato janë të patjetërsueshme kur merren.

“I takon Ilir Metës të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të rimartohet djathtas”, ka qenë deklarata e Ramës diku në shtator, që u komentua edhe si një sinjal i parë për hapjen e PS-së, për t’i thënë “ejani në koalicion, na jepni një përgjigje” e të tjera. Vërtet martesa është institucion i vështirë, e thonë të gjithë, por duket sikur ju nuk po vendosni të martoheni majtas këtë radhë…
Absolutisht, martesa është vetëm për Monikën. Në politikë ka vetëm marrëveshje.

Kreu i LSI-së i është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili është shprehur kundër koalicionit me LSI. Meta tha se Basha nuk ka nevojë të bërtasë por mund të thotë “jo” si ai./balkanweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here