Në ditët e sotme, të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është ushqyerja e një fëmije me qumësht gjiri.
Përveçse e ushqen mirë dhe edukon fëmijën e porsalindur, qumështi i gjirit gjithashtu mbron dhe është cilësuar si “lëngu i artë” nga mjekët dhe profesionistët mjekësorë.
Një person që e di vlerën e qumështit të gjirit më shumë nga të gjithë është kjo nënë 24-vjeçare, e quajtur Steph Brinkëorth, nga Canberra.
Ajo nxjerr nga gjinjtë e saj rreth dy litra qumësht çdo javë, dhe shumicën më pas dhuron me anë të Facebook për nënat e tjera që kanë nevojë.
Ajo ka dy fëmijë të shëndetshëm dhe thotë se ndihet me fat që ka aq shumë qumësht, sa të ndihmojë edhe femrat e tjera që fatkeqësisht nuk u kanë shkuar mirë gjërat.
“Jam krenare që jam në gjendje të kontribuoj për të siguruar qumësht të shëndetshëm, imun, për rritjen e një fëmije tjetër”, tha ajo.