“Lauretët e vitit 2016”: Ja të gjithë fituesit (FOTO)

0
157

Në praninë e shumë personaliteteve nga jeta politike e sportive e Kosovës dhe jashtë saj, në një atmosferë sportive u mbajt ceremonia e shpalljes së Laureatëve për Vitin 2016. Zyrtarë të UEFA-s, përfaqësueses të federatave të futbollit, federatave të ndryshme sportive, ministra e shumë personalitete të rëndësishme nga jeta e futbollit ishin në këtë gala mbrëmje e cila u dominua nga skuadra e Feronikelit me ç’rast mori disa nga çmimet kryesore.

Në fillim u nderuan me mirënjohje për kontribut të veçantë për futbollin e Kosovës dhe atë: MKRS, Vala, TEB bank, Policia e Kosovës,  hotel “Emerald”, Digit Alb, Malësia reissen dhe Raiffesien Bank. Në vazhdim për kondtribut të veçantë u nderuan edhe individët: Rainer Milkorait, Thierry Favre, Bekim Haxhiu e Murat Hoxha. Me mirënjohje u nderuan Shoqata e gazetarëve sportivë dhe tifozeria “Dardanët”. FFK-ja nderoi me mirënjohje ‘postmortum’ edhe ata që na lanë gjatë vitit 2016 si: Hamdi Govori, Muharrem Ismajli, Bedri  Hamza, Sali Vula e Fatmir Morina.

Në vazhdim ju sjellim fituesit e plotë në gala mbrëmjen e natës së 14 janarit:

Punëtori më i mirë sportiv: Abezin Zeka (KF Trepça ’89)
Klubi më i mirë në futsall: FC Feniks (Drenas)
Futbollisti më i mirë në futsall: Narcis Alibegu (FC Feniks)

Klubi më i mirë në konkurencën e femrave: KFF Hajvalia
Golashënuesja më e mirë: Edona Kryeziua (KFF Hajvalia)
Futbollistja më e mirë: Zylfie Bajramaj (KFF Hajvalia)

Klubi më i mirë në konkurencën e meshkujve: KF Feronikeli (Drenas)
Klubi më Fair-Play: KF Feronikeli (Drenas)
Trajneri i vitit: Afrim Tovërlani (KF Feronikeli)
Lojtari më i mirë në kampionatin e Kosovës: Behar Maliqi (KF Feronikeli)
Gjyqtari më i mirë: Genc Nuza
Formacioni i vitit: Faton Maloku (Gjilani), Armend Thaqi (Gjilani), Armend Dallku (Prishtina), Fidan Gërbeshi (Feronikeli), Liridon Leci (Prishtina), Hamdi Namani (Llapi), Behar Maliqi (Feronikeli), Mentor Zhdrella (Feronikeli), Xhevdet Shabani (Besa), Granit Arifaj (Drenica), Otto John (Trepça ’89).

Lojtari më i mirë i Kosovës: Valon Berisha (Red Bull Salzburg)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here