Punonjësja e RTSH-së: Kjo është e vërteta e votimit tim për FIFA-n

0
176

Dhurata Bejzade ishte personi që përfaqësonte gazetarët sportivë në votimin e lojtarëve dhe trajnerit më të mirë të vitit në FIFA, aktivitet që u organizua disa ditë më parë. Punonjësja e Departamentit të Marrëdhënieve ne Jashtë në TVSH tregon gjithçka në lidhje me votimin që tërhoqi vëmendjen disa ditë më parë.

Sqarimi

“Unë jam personi i ngarkuar nga TVSH-ja për EBU-në (Unioni Europian i Transmetuesve). Dhe emri im është në të gjitha protokollet e vlerësimit, jo vetëm për sportin, por edhe për muzikën apo aktivitete të tjera që TVSH-ja ka blerë.

Herën e fundit, meqenëse këto ishin vonuar, më kontaktuan nga EBU-ja dhe më njoftuan se po atë ditë që më lajmëruan ishte edhe afati i fundit për votimin. Duhej të jepja vlerësimin menjëherë dhe u thashë që unë nuk merrem me sportin. Në një situatë të tillë, kam pyetur gazetarët e sportit në TVSH në lidhje me vlerësimin dhe më pas e kam bërë. Unë jam një njohëse shumë e mirë e sportit, por duke qenë një vlerësim i këtyre përmasave, u konsultova dhe pyeta gazetarë të sportit në TVSH.

Kushdo që ta jepte vlerësimin, sërish emri në listë do të ishte imi, pasi është nominal. Edhe në vlerësimet e tjera për filmat apo aktivitete të ndryshme, emri do të ishte sërish imi, pasi jam pika e kontaktit me EBU-në. Por, vlerësimet i bën tjetërkush, në varësi të fushës së aktivitetit”, u shpreh në prononcimin e saj për gazetën “Panorama Sport” punonjësja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në TVSH, Dhurata Bejzade

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here