Vajza sherr me të moshuarin në urban: Të është bërë koka si leshtë e b*thës

0
1110

Një sherr i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e Institutit. Një i moshuar, i cili kishte pirë më shumë seç duhej është kthyer në një bezdisje për shumë udhëtarë, por disa prej tyre nuk ia kanë përtuar, përfshirë këtu edhe një vajzë.

I moshuari për shkak të pijes është zënë me të gjithë, fillimisht është ankuar se askush nuk po ia lëshonte vendin dhe kur dikush u ngrit për t’ia lënë vendin, atij i hipën nervat dhe nuk donte që të ulej. Një tjetër i moshuar i ka thënë që të pushonte së foluri, por ai ia ka kthyer me ofendime duke i thënë se “koka i është bërë si leshtë e b*thës”.

“Mos u merr me mua, unë jam shumë i drejtë, me kulturë, ty të është bërë koka si leshtë e b*thës, ik mos bëj gallatë”, i ka thënë i dehuri. Më pas ka ndërhyrë një vajzë, e cila me shumë nerva i ka thënë që të pushojë, pasi ka moshën e gjyshit të saj, por ai ka vazhduar më tej edhe me të duke u kthyer në një plak zevzek.

“Tek psikiatria e ke bërë ndonjë xhiro. O zotëri kur zbrite andej nga maja e malit a kishe bukë me hangër, po ti qenke copa e injorantit, më fal se qenke në moshë me gjyshin tim, të ishte gjyshi im si ty i kisha vënë pistoletën në kokë”, i ka thënë vajza, por më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë në mbrojtje të saj, duke i kërkuar të moshuarit që të zbriste nga urbani.

vajza-zihet-me-te-moshuarin-ne-urban_-te-eshte-bere-koka-si-leshte-e-b_thes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here