Biznesmeni i Ramës, Gjergj Luca sulmon fizikisht kandidatin e PD, Luçiano Boçi

0
114

Frika e humbjes së pushtetit, ka bërë që jo vetëm Rama të tërbohet, por edhe njerëzit që kanë përfituar nga ai të mos ndjehen më rehat.

Një ndër biznesmenët që ka përfituar më shumë nga Edi Rama dhe pushteti i tij është Gjergj Luca, i cili ishte pranë falimentimit, por pas investimit direkt të Taulant Ballës, ai ka marrë nga shteti qindra prona.

E frika e humbjes së privilegjeve me humbjen e Ramës ka bërë që Luca të tërbohet.

Për këtë arsye, sot në një lokal në Labinot ku po zhvillonte një takim Luçiano Boçi, kanë shkuar rreth 40 persona që kanë sulmuar të pranishmit.

Mes tyre ka qenë dhe vetë Gjergj Luca, i cili ka sulmuar dhe fizikisht Luçiano Boçin, duke e goditur. Pas ndërhyrjes së të pranishmëve sherri është mbyllur dhe Luçiano Boçi ka denoncuar në prokurori Gjergj Lucën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here