Avokatja thirrje ironizuese ministres Kumbaro: Dove sei??

0
131

Lahuta është vlerësuar sipas UNESCO-s, si një vegël e muzikës tradicionale serbe, e jo shqiptare, e si e tillë ajo është bërë pjesë e listës së trashëgimisë së UNESCO-s.

Ky vendim ka shtyrë avokaten Mirela Çela Jorgo, e cila është përfaqësuesja e artistëve në kauzën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, që t’i bëjë thirrje ministres së Kulturës Mirela Kumbaro që të reagojë, ndërsa shkruan “Mirela Kumbaro, dove sei??”, ndërsa bie në sy se teksa flet për kulturën shqiptaree i drejtohet ministres Kumbaro në gjuhën italiane.

Më poshtë ajo ka publikuar edhe lajmin nga “Agjencia e Lajmeve Sot News”.

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”. Ky është përfunimi që ka futur këtë instrument në listën e trashëgimisë së UNESCO-s si pjesë e kulturës së Serbisë. Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.

Përhapja gjeografike e Lahutës në vendin tonëpërkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Gjurmët e saj i shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës. Gjithësesi, nga sot një vend tjetër do të krenohet me të duke e quajtur si pasuri kombëtare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here