Polici hero vret dy militantët e ISIS, kishin në plan të sulmonin një xhami (VIDEO/FOTO)

0
239


Polici dhe dy terroristë të ISIS patën një shkëmbim zjarri dramatik në rrugët e Arabisë Saudite, në të cilën dy ekstremistët me jelek vetëvrasës u qëlluan për vdekje.

Në videon e filmuar nga një shtëpi aty pranë, një polic vrau dy operativë të ISIS, polici ishte i armatosur vetëm me një pistoletë, dy terroristët ishin të armatosur rëndë me AK47, dy breza vetëvrasës si dhe një granatë dore.
Pasi u pikasën nga polici anëtarët e ISIS refuzuan të dorëzohen, më pas nisi dhe shkëmbimi i zjarrit, gratë dëgjohen tek komentojnë në një gjendje shoku dhe frike. Dy ekstremistët mendohet se kishin planifikuar të kryenin sulm në një xhami në kryeqytetin Riad.

Polici u dërgua në spital dhe po trajtohet për plagët e marra.

 

vlcsnap-error230 vlcsnap-error234

image vlcsnap-error267 vlcsnap-error616 vlcsnap-error665 vlcsnap-error878

explosive-vests-locally-made-hand-grenade-chemicals-bullets-magazines-and-machine-guns-found-at-the-terrorists-residence

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here