Meta: Koha për të thënë ‘Rama shporru’! Për mega-vjedhjen përdorën edhe të vdekurit

0
103

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta në protestën e e zhvilluar ditën e sotme tek Inceneratori I Tiranës ,  nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama.

Ai u shpreh se drejtësia duhet të bëjë detyrë dhe të zbardhë aferën e inceneratorëve.

“Drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që Rama dhe Veliaj i kanë vënë tek sytë. Të bëjnë detyrën.  Mjaft më me drejtësi me regji. Në gjashtë vite Shqipëria është përkeqësuar në gjashtë vende sa I takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është kapja  e drejtësisë për fyti.

Prangos fukarenjtë për një fatur energjie dhe merr urdhra për t’u marrë me opozitën dhe për të mbyllur sytë nga kjo aferë kriminale. Ndaj tashmë është e tejkaluar, Rama shporru. Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 mln euro të provuar që pluralizmi ka parë, kjo zhvesh lakuriq shtetit. Të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë. Kemi një qeveri që nuk kontrollon qëllimisht një vjedhje që shkon në xhepat e tyre për të blerë zgjidhjet.

Qeveria i di mirë kompanitë me emër dhe mbiemër sepse vetë qeveria i ka ngritur dhe mbush thesin e korrupsionit. Kemi aferë të zezë që nuk ndalet të përdorë edhe të vdekurit, apo edhe ata që janë bari me dhi në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here