Zjarret në Fier/ Baçi: Mafia e incineratorëve po dëmton shëndetin e qytetarëve, SPAK të hetojë…

0
94

Kryetari i PD-së në Fier, deputeti Luan Baçi, me anë të një deklarate për mediat, foli për zjarret masive që kanë përfshirë Fierin.

Baçi theksoi se mafia e incineratorëve po dëmton shëndetin e qytetarëve, duke shtuar se SPAK duhet të nisë hetimet për këtë skandal.

“Këtu në Fier është një situatë vërtetë alarmante, një situatë e rrezikshme. Qyteti i Fierit në gjendje katastrofike, tym e blozë në shtëpitë e qytetarëve. Po e pësojnë të gjithë qytetarët, me fëmijë dhe prindër. Këtu kjo fushë-mbetje ka qenë gjithëmonë kështu, ka pasur zjarr. Këtë herë ishte katastrofë mjedisore. Ky incinerator, që janë hedhur miliona euro për të, nuk bën punën siç duhet.

Nuk është situatë që ka dalë nga kontrolli rastësisht, por nga korrupsioni, këta janë të pangopur dhe duan vetëm të rrjepin qytetarët shqiptarë. Incineratori që përdoret nuk mund të përballojë dot dhe nuk vihet në punë. Shumë banorë po ikin nga zonat e tyre, sepse nuk iu shiten produktet, nuk thithin dot tymin e blozën që bëhet këtu. Vendi është në tym, Rama është në Maqedoninë e Veriut dhe dëmi do jetë afatgjatë në dëm të shëndetit të qytetarëve. SPAK të nisë hetimet për situatën alarmante. ‘Rilindja’ po tregon se di vetëm të vjedhë dhe se kemi një pushtet hajdutësh”, deklaroi Baçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here