Duan pushtet në tavolinë ose pazar, Rama: Nuk iki nga pushteti!

0
127

Në asnjë moment nuk pranoi të jap dorëheqjen, duke thënë se opozita nuk fiton dot zgjedhjet dhe kërkon pushtet në tavolinë. Sipas tij edhe nëse do të jepte dorëheqjen situata në vend nuk do të normalizohej por do të krijohej një precedent i rrezikshëm.

Edi Rama: Nëse ne hymë në këtë marrëzi që të diskutojmë që a duhet në një sistem demokratik që po ndërtojmë, të krijojmë nj traditë që s’ka lidhje me demokracinë që ajo që e përdor mandatin për të marrë peng nga opozita që nuk fiton dot zgjedhjet duet ti hapim rrugë, këtu ka marrë fund. Këtu ka mundësi që të mos behën kurrë zgjedhje normale. Nëse legjitimohet djegie e mandateve, do vijë opozita tjetër do djeg mandatet, këto janë muhabete që nuk bëhen kund. Janë pakicë, pa asnjë mundësi per të fituar janë të tmerruar nga ecuria e reformës në drejtësi dhe duan të krijojnë një situatë që të marrin pushtet në tavolinë, ose të bëjnë një pazar. Nëse unë për 1 sekondë do mendoja që po iki unë dhe këtu do normalizohet gjithçka dhe këta do sillen normalisht nesër unë do kisha ikur,. Nëse unë do mendoja që këtu do mbarojë kjo marrëzi, Saliu të nesërmen do mendojë që ky end nuk është i tij dhe ta djegë sa herë nuk ka pushtet unë do kisha ikur. Nuk është çështje pushtet, por çështje sistemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here