Bëhet i ditur emri i kryerësit të masakrës në klubin e natës në Stamboll, me origjinë uzbeke

0
139

Një numër organesh shtypi në Turqi kanë dhënë emrin e personit përgjegjës për vrasjen e 39 vetave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në klubin e natës Reina në Stamboll në orët e para të 2017-s.

Ato raportojnë se policia turke e ka identifikuar terroristin, të quajtur Abdulkadir Masharipov. Ai është me origjinë uzbeke, e njihet gjithashtu dhe me emrin e koduar Ebu Muhammed Horasani.

Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme e të ethshme, terroristi në fjalë është ende në arrati. Një celulë e ISIS-it në Konja, e përbërë nga shtetas uzbekë, sugjerohet t’i ketë dhënë dhe më tej mbështetje Abdulkadir Masharipovit.

Njeriu që mendohet ta ketë kryer sulmin në Reina la Konjën më 15 dhjetor, për të mbërritur në Stamboll, ku dy javë më pas vrau dhjetëra njerëz.

Përgjegjësinë për aktin terrorist do ta merrte ISIS-i; një sulm i kryer pikërisht në kohën që forcat turke kanë zhvilluar operacione kundër kësaj organizate. /tesheshi.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here