Moti i keq, ” Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita, pa ujë të pijshëm”

0
215

Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë që t’u vijë në ndihmë banorëve të Hasit të cilët janë të izoluar nga dëbora. Në një deklaratë për shtyp, Grida Duma tha se rrethi i Hasit që prej ditës së djeshme është totalisht i bllokuar nga dëbora, pa drita dhe pa ujë të pijshëm.

“Raportohet se mungojnë absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë apo të marrin ndihma.

Ndërkohë, kësaj gjendje i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të  Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore.

Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona,” u shpreh Duma duke shtuar se PD-ja do të raportojë vazhdimisht mbi situatën në zonat më të goditura nga moti i keq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here