Infermieret në Kavajë, harrojnë pacientët teksa luajnë me borë

0
141

Bora i ka gëzuar të gjithë, edhe infermieret në spitalin e Kavajës, të cilat kanë harruar për një moment detyrën e tyre dhe kanë dalë jashtë të argëtohen e të luajnë. Kjo gjë u ka bërë përshtypje disa pacientëve, të cilët i kanë filmuar dhe kanë dërguar pamjet në redaksinë e JOQ.al.

“Ndërsa njerëzit presin për shërbim dhe mjekim në spitalin e Kavajës, këto infermiere argëtohen me dëborë me njëra-tjetrën në oborrin e spitalit të Kavajës. Sa të lumtura janë infermieret e Kavajës! Argëtohen me dëborë ndërsa pacientët presin në ambientet e spitalit”, – thotë qytetari.

Mund ta kuptojmë nevojën e infermiereve për t’u argëtuar, por a nuk do të jepnin një mesazh më të mirë nëse të tilla veprime do të bëheshin pasi të kishin mbaruar punën, jo gjatë orarit zyrtar? Në fund të fundit, bora aty do të jetë edhe pas disa orësh, kur ato të kenë mbaruar punë, ndërsa nevojat e qytetarëve të sëmurë nuk të presin as një minutë.ulerijne-infermieret-ne-kavaje-harrojne-pacientet-teksa-luajne-me-bore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here