Nga Samiti në Samit/ Pse e zhduku “lideri global” Belinda Ballukun

0
93
Nga Boldnews

Kryeministri Edi Rama, në rolin e tij të preferuar si “lider global”, zhvilloi dy takime ndërkombëtare në dy ditët e fundit të Shkurtit 2024.

Në takimin e parë, ai dhe Vlodimir Zelensky organizuan takimin “Ukraina dhe Europa Juglindore”. Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe pas tyre, Aleks Soros, djali i manjatit të majtë, Xhorxh Soros.

Image

Kryeministri Edi Rama, minstri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Alex Soros në samitin e mbajtur në Tiranë për Ukrainë dhe Europën Juglindore

Në takimin e dytë, Shqipëria ishte vendi pritës i samitit “Ballkani-Bashkimi Europian, Plani i Rritjes”.

Në këtë rast, Rama kishte marrë si mbështetës të tij Blendi Gonxhen, ministrin më të ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Natyrisht, edhe kësaj radhe, Aleks Soros ishte i pranishëm.

Image

Kryeministri Edi Rama dhe mbrapa tij ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe në samitin e mbajtur në Tiranë Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor

Ka një personazh që “shkëlqeu” me mungesën e saj. Ministrja e Infrastrukturës dhe njëkohësisht zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk u pa askund në takimet “globale”.

Nuk ka asnjë raportim publik për mungesën e saj për arsye personale. Pra, është mëse e logjikshme që Balluku është përjashtuar politikisht. Dhe këtë vendim, e merr, as më shumë e as më pak, vetë shefi i saj politik, Edi Rama.

Belinda Balluku u pa si një “yll në ngjitje” në qarqet e larta qeveritare. Ajo u përdor nga Rama për të zëvendësuar dy nga peshat e rënda të Partisë Socialiste. Fillimisht mori postin e ministrit, që e mbante Damian Gjiknuri dhe më tej atë të zv.kryeministres, që e liroi Arben Ahmetaj.

Balluku mban firmën në projektet qindra-milionë euro të qeverisë së Ramës, të cilat, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, janë edhe dështimet më të mëdha në infrastukturë dhe energji.

Falë mbështetjes së pakufijshme të Ramës, Balluku duket se kaloi disa limite politike, të cilat ishin të vështirë për staturën e saj politike.

Ka nga ata brenda “Rilindjes” që e panë Belinda Ballukun si një pasardhëse të Edi Ramës, kur ky i fundit të largohet nga politika.

Dhe, këtu ishte gabimi më i madh politik i saj. Dëshira për pushtet e vuri përballë kryebashkiakut Erion Veliajt, edhe ky një personazh që shpreson lidershipin e Ramës, megjithë problemet e pritshme që mund të ketë me drejtësinë.

Veliaj është disa hapa para Ballukut, sidomos kur bëhet fjalë për “aktivitete globale”. Edhe kur ai nuk del “rastësisht” nëpër lulishte për të bërë foto me liderë ndërkombëtarë, siç ndodhi me Blinkenin, Veliaj është sërish i pranishëm.

Këtë prani, edhe pse jo fizike, ia siguron mbështetësi më i madh i Rilindjes, Aleks Soros.

Në dy samitet e zhvilluara së fundmi në Tiranë, Sorosi i ri ishte aty, në krye të tavolinës. E, në këto tavolina, nuk ka vend për Ballukun.

Belinda mund të shpresojë për fitore në garën politike, vetëm nëse Veliaj thirret të japë llogari në SPAK, sidomos për çështjen e inceneratorëve.

Por, në këtë çështje është e përfshirë në një formë edhe vetë Balluku. Ndaj, gara Balluku-Veliaj se kush arrin më shpejtë në postin e krye-rilindasit nuk është çudi që të shndërrohet në një garë se kush arrin më shpejt në duart e SPAK-ut.

Për momentin, Balluku duhet të bëjë llogaritë se përse nuk ishte e ftuar në samitet e “liderit global”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here