Propozimi më i mirë për martesë (Foto)

0
227

Një valltare anoreksike është martuar me shokun e shpirtit pasi ai i shpëtoi jetën asaj, duke i shkruar një listë prekëse me arsyet pse duhet të jetoj, listë kjo e cila përfundoi me: “A do të martohesh me mua ‘. Chris Weir, nga Huntington, shkroi një letër romantike pasi e pa që pesha e Emma Stokes po bie çdo herë e më shumë dhe ajo po bëhej shumë e dobët, shkruan Daily Mail.

Emma, 26 vjeçare, ushtronte për gjashtë orë në ditë dhe hante vetëm një pjesë të vogël të perimeve dhe një drithëra me qumësht të holluar me ujë, pra ajo merrte më pak se 600 kalori në ditë, transmeton KosovaPress.

Kjo është lista që ajo mori në një letër: Unë dua Emma të ketë mundësinë për të pasur fëmijë -> ajo është një mësuese fantastike dhe është shumë e sjellshme me Colin-in! Ajo do të bëhet një nënë e mrekullueshme! Unë dua të shikojë Emma-në duke përfunduar një garë tjetër! Dua të përmbush të ‘tre majat’ me të. Unë dua që ajo të shërohet në mënyrë që ajo t’ju ndihmojë edhe të tjerëve në shërimin e tyre. Unë dua që ajo të shërohet për të zhvilluar aftësitë e saj të mahnitshme si mësuese e vallëzimit dhe të vazhdojë të jetë një frymëzim për shumë të tjerë.

Dua t’i rikthehen të pasmet e saj prapë !! Unë dua që ajo të kuptojë bukurinë e saj të vërtetë, në të dyja anët në brendësi dhe jashtë saj. Unë dua që ajo të jetë e lumtur – të jetojë një jetë dhe jo vetëm të ekzistoj! Unë dua që ajo të duket dhe të ndjehet shkëlqyeshëm në ditën e dasmës së saj -> Të lutem kthe faqen prapa!! Emma Victoria Stokes. Do të martohesh me mua?

2-115_1471076249-9546382

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here