Sot, më 3 janar, piloti gjerman Michael Schumacher feston 48-vjetorin e lindjes. Por, për të tretin vit me radhë, kjo ditëlindje është e trishtueshme për ikonën e garave të Formula 1 dhe familjarët e tij, 7 herë kampion bote. Që prej tri vitesh, ai ndodhet ende në fazë rehabilitimi pas aksidentit të pësuar me ski, më 29 dhjetor 2013. Për gjendjen e tij nuk ka info apo foto zyrtare prej kohësh, që para aksidentit.Pasi kaloi 45-vjetorin në gjendje kome, dy ditëlindjet e fundit Shcumacher i ka kaluar në shtëpinë e tij, ende duke luftuar për t’u rikthyer ai i dikurshmi. Megjithatë, fansat dhe bota e Formula 1 nuk e kanë harruar për asnjë moment idhullin e tyre, ndaj dhe sot janë me mijëra urimet që kanë ardhur në adresë të pilotit, të cilit i urojnë shërim të shpejtë. Mesazhi “Schumacher vazhdon të luftosh” është më i përhapuri prej kohësh…/telesport