DW: Shqipëria, parajsa europiane e kanabisit

0
232

“Deutsche Welle” i ka kushtuar një shkrim të veçantë në këtë fillim viti fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

“Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit”, është titulli i artikullit të publikuar nga media publike gjermane, duke e cilësuar vitin që lamë pas si “viti i kanabisit”.

Gazetarja ka udhëtuar drejt Rrëshenit, aty ku pak kohë më parë u zbulua një laborator droge si dhe u sekuestruan 4.2 ton kanabis.

Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar nga DW) dy personazhet protagoniste të reportazhit, ishin dy gra të papuna përpara se të fillonin punën në magazinën e kanabisit për 10 euro ditën.

“Besojeni apo jo, ne punonim për bukën e gojës së fëmijëve tanë” thotë Mira, një grua 50-vjeçare me flokë të shkurta.  Ajo betohet se fillimisht nuk e dinte se atje përpunohej kanabisi.

Ndërsa Rita, një grua e re me flokë bjonde, thotë se burri i saj është në burg. Ajo tregon për vajzën e saj pesë vjeçare dhe thotë se kishte qenë shumë e kënaqur që më në fund kishte gjetur një punë.

“Unë nuk dija asgjë deri sa pashë që policia hyri brenda”.

“Pavarësisht premtimeve të mëdha, qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend. Papunësia është e lartë, ndihma sociale është shumë e ulët – vetëm 75 euro në muaj për familje. A është kjo arsyeja pse shumë fermerë shqiptarë dhe të papunët janë të gatshëm të shesin kanabis? Mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë, pasi masat sociale dhe ekonomike të qeverisë për të mbështetur zonat rurale mungojnë”, thotë kryetari i Partisë Demokratike.

Shefi i opozitës shprehet se: “Nuk ka shqiptar që beson sot se e gjithë kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë dhe politikës”.

Ndërsa gazetari dhe analisti i politikës shqiptare, Aleksandër Çipa, deklaron se: “Sa më shumë policia ka shkatërruar, më shumë kanabis është kultivuar në vitin 2016. Kjo përhapje masive i ndihmon përdoruesit e drogës për të shpëtuar shumë fusha me kanabis. Bosët e drogës kanë ndryshuar strategjinë e tyre”.

Gazetari Elvis Nabolli thotë se, “kjo industri është e kontrolluar nga njerëz të fuqishëm të cilët kanë lidhje të fuqishme me autoritetet qeveritare, nga policë të thjeshtë deri te anëtarë të tjerë më të lartë të rrjetit. Biznesi i drogës është i rrezikshëm për fermerët e zakonshëm, por jo për bosët. Po, është e vërtetë, policia po shkatërron shumë fusha me kanabis, por ato zona që janë nën një mbrojtje të veçantë mbeten të paprekura”.

rrobat magazina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here