Ka ndonjë ngjyrë me festive se e kuqja? Sigurisht jo dhe nuk habitemi aspak nëse në muajin dhjetor në festat e fundvitit, shumë yje zgjedhin në tapetin e kuq fustane me tonalitetet e të kuqes.
Në takimin e përvitshëm të pjesëtarëve të trupit diplomatik në Buckingham Palace, Kate Middleton ka shkëlqyer me një fustan të kuq të ndezur të Jenny Packham, shoqëruar me aksesorë prej perle dhe diamanti, të mbajtur në të shkuarën nga Lady Diana.
Po ka nga ato yje të cilat nuk kanë hequr dorë nga sensualiteti as edhe gjatë festave. Kështu Kelly Rowland ka treguar të brendshmet dhe një dekolte të thellë në fustanin e veshur nga Helo Rocha, ndërsa Taraji P Hensor ka treguar të pasmet në një veshje të Alexandra wang.
Ndërsa Ashley Graham është shfaqur joshëse në një fustan kadife të Agent Provocateur. Ja një galeri me disa nga veshjet e yjeve për festat.